NATO ka zbuluar një rritje të pazakontë të manovrarve ushtarake ruse mbi hapësirën ajrore europiane gjatë 2 ditëve të fundit, përkatësisht mbi Detin Baltik, Detin e Zi, Detin e Veriut dhe Oqeanin Atlantik.

Një deklaratë e aleancës flet për 26 fluturime të përgjuara nga NATO dhe sipas aleancës shumë prej tyre paraqesin rreziqe për planet e aviacionit civil.
“Tetë avionë rusë F-16 janë zbuluar nga NATO në 29 tetor teksa fluturonin mbi Oqeanin Atlantik dhe janë identifikuar. Ata ishin nisur nga Rusia mbi Detin e Norvegjisë në hapësirën ndërkombëtare”.

Mësohet se 6 avionë janë kthyer në Rusi, ndërsa 2 vijuan udhëtimin në jugperëndim të bregdetit norvegjez. Ndërkaq, 4 avionë të tjerë janë diktuar në Detin e Zi në orët e pasdites së një dite më parë. Po ashtu, edhe disa avionë të tjerë janë zbuluar teksa fluturonin në Detin Balltik për t’u kthyer më pas në hapësirën e tyre ajrore.

Sipas një njoftimi për shtyp NATO flet për zbulimin e fluturimit të më shumë se 100 avionëve rusë në vitin 2014, rreth 3 herë më shumë se në vitin 2013. Kjo deklaratë vjen në një kohë që marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s janë të tensionuara për shkak të krizës në Ukrainë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)