Qytetarët ukrainas filmojnë tanket: Janë shumë pranë kufirit (VIDEO)

Disa video, të filmuara nga persona që pretendojnë se janë tanket duke kaluar pranë kufirit me ruso-ukrainas po bëhen tepër virale.

Ditët në vijim deri më 20 shkurt konsiderohen tepër kritike për shkak të zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë si nga Forcat e Armatosura ruse ashtu edhe ato të Ukrainës, megjithatë në nivel diplomatik ka procese intensive për të shmangur një konflikt ushtarak që mund të çojë edhe në një konflikt të hapur mes Perëndimit dhe Rusisë.

Megjithëse Rusia mohon mundësinë e pushtimit, videot e qytetarëve ukrainas që banojnë pranë zonës së kufirit dëshmojnë të kundërtën.

 


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike


J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat