Doganat ruse sekuestruan një mgarkesë prej 600 tonë mish të fshehur në çamçakëzët dhe bonbonet e ardhura nga Bashkimi Evropian, subjekt i embargos ruse për prodhimet ushqimore, njoftoi sot Agjencia Sanitare Ruse.
"Prodhimi ishte fshehur me ndihmën e mallrave të përdorura si mbulim, të tilla si çamçakëzë, bonbone, lëngje frutash të koncentruara, kërpudha të ngrira dhe prodhime të tjera", theksoi agjencia Rosselkhoznadzor në një komunikatë.
"Mishi mbërriti në 26 kontenierë që vinin nga portet Anvers (Belgjikë), Hamburg (Gjermani) dhe Roterdam (Holandë)", theksoi ajo.
Sipas ekspertëve rusë, mishi ishte prodhuar në Gjermani, Belgjikë, Poloni dhe Holandë, vende të prekura nga një ndalim i importit të prodhimeve të tyre ushqimore në Rusi.
Rusia dekretoi në fillim të muajit gusht një embargo prej një vit për pjesën më të madhe të prodhimeve ushqimore që vijnë nga Bashkimi Evropian, në përgjigje të sanksioneve perëndimore të votuar kundër saj për shkak të krizës ukrainase.
ATSH
/Shqiptarja.com