Rusia ka ndërmarrë një sulm me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 43 të tjerë, thanë zyrtarët vendas të enjten.
Mes viktimave është edhe një djalë 6-vjeçar, sipas administratorit ushtarak të qytetit, Tymur Tkachenko, i cili njoftoi se sulmi i natës ka shkaktuar dëme në 27 pika të ndryshme në katër distrikte të kryeqytetit ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi një video të rrënojave që digjeshin, duke thënë se njerëz ende ndodhen të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi.
"Kiev. Sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në terren. Terroristët rusë", thuhet në mesazh.
“Është një mëngjes i tmerrshëm në Kiev. Sulmet brutale ruse shkatërruan ndërtesa të tëra banimi dhe dëmtuan shkolla e spitale,” shkroi ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në rrjetin X, bashkë me një fotografi të një pallati të rrënuar.
Rusia, e cila mohon se ka si objektiv civilët, ka shtuar muajt e fundit sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit të pushtimit të saj, tashmë në vitin e katërt.
Presidenti amerikan Donald Trump, duke shprehur zhgënjim ndaj homologut rus, i vuri ultimatum Vladimir Putinit që të arrijë paqe.
“Presidenti Trump ka qenë shumë bujar dhe shumë i duruar me Putinin, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje. Putini e bën këtë me qëllim” shkroi Sybiha.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inteligjenca e SHBA: Rusia synon gjithë territorin e Ukrainës! Zelensky: Po shqyrtojmë çdo detaj që diskutohet në bisedimet për armëpushim
22 Dhjetor, 16:16
-
Rusi/ I kishin vendosur tritol poshtë makinës, vritet gjenerali në Moskë
22 Dhjetor, 08:29
-
Betejë ballë për ballë, pamjet e rralla direkt nga fronti i luftës në Ukrainë (VIDEO)
21 Dhjetor, 22:31
-
Delegacioni i Kievit dhe SHBA-së: Bisedime produktive në Miami! Putin gati për dialog me Macron! Ushtria ukrainase: 50 civilë të rrëmbyer nga Rusia
21 Dhjetor, 13:02
-
Me kë është i dashuruar Putin? Nga gjimnastja Alina Kabaeva te studentja Alisa Kharcheva, gratë (dhe lidhjet) e carit
21 Dhjetor, 10:53
-
Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik
21 Dhjetor, 09:41
-
Ukraina godet 'vrimën e zezë' të Moskës, droni që fundosi sigurinë ruse në Detin e Zi
20 Dhjetor, 21:20
-
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën në Ukrainë
20 Dhjetor, 11:14
-
Analiza: Sa gjatë mund të rezistojë Rusia? Mundësia e humbur e BE-së në samitin për Kievin
20 Dhjetor, 08:58
-
Lufta/ Rubio: Nuk do të ushtroj presion për asnjë marrëveshje! Zelensky: Nga SHBA është propozuar një takim trepalësh me Rusinë në Miami
20 Dhjetor, 08:19
-
Si funksionon kredia për Ukrainën? Nga vijnë paratë dhe pse Gjermania është humbësja
19 Dhjetor, 22:20
-
Sulmi i Kievit ndaj cisternës ruse të naftës midis Siçilisë dhe Kretës ka alarmuar Moskën! Putin: Ne do të përgjigjemi
19 Dhjetor, 20:13