Ukraina sulmon Rusinë me dronë, 1 i vdekur e disa të plagosur, mbyllen 3 aeroporte

Ukraina ndërmori një sulm me dronë ndaj Rusisë duke shkaktuar mbylljen e tri prej aeroporteve ndërkombëtare të Moskës.

Kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin ka folur në media për një 'sulm masiv' në kryeqytet. Autoritetet e ushtrisë ruse të dielën më më 26 nëntor, njoftuan rrëzimin e 11 dronë gjatë natës së kaluar mbi rajonet e Moskës, Tula, Kaluga dhe Bryansk.

Viktima është shënuar në Tula, ndërsa janë raportuar shpërthime të reja edhe mëngjesin e të dielës, ku duket se mbrojtja ajrore ka qëlluar drejt dronëve me qëllim parandalimin e sulmit.

Tre persona, një burrë dhe dy gra, kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e goditura.

Reagimi ukrainas vjen një ditë pas sulmeve të rënda në Kiev nga dronët kamikaze të Putinit, të konsideruara më të rëndat që nga fillimi i luftës 22 muaj më pare. 71 dronë Shahed të prodhuar nga Irani u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Tula që ishte në qendër të sulmeve, është një rajon ku miku i Putinit dhe ish-truproja Alexei Dyumin, është guvernator. Një zjarr misterioz ndodhi në një rrugë elitare në Moskë, duke bllokuar të gjithë trafikun ndërkohë që goditje nga dronët janë raportuar edhe në pesë zona të tjera të Moskës.

Edhe ushtria ruse, duket se është kundërpërgjigjur, pasi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, shtabi në Kiev raportoi rrëzimin e tetë dronëve iranianë të cilët Moska po i përdor gjerësisht për sulme në Ukrainë.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor