Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova

Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj mediave amerikane si përgjigje ndaj akuzave të Shteteve të Bashkuara për udhëheqësit e mediave ruse dhe transmetuesit shtetërorë, Russia Today (RT), që Uashingtoni i akuzon se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një ditë më herët, SHBA-ja ngriti akuza për pastrim parash ndaj dy punonjësve të RT-së për atë që zyrtarët thanë se ishte një skemë për të punësuar një kompani amerikane që të prodhojë përmbajtje online për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024.

SHBA-ja, po ashtu, njoftoi për veprime që shënjestrojnë RT-në, përfshirë kryeredaktoren Margarita Simonyan. Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i Rusisë është të krijojë përçarje politike në SHBA dhe të dobësojë mbështetjen e publikut amerikan për ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me luftën e nisur nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se lëvizjet e SHBA-së ishin pjesë e një plani për të mbytur çdo zë kundërshtues nga peizazhi mediatik dhe për të nxitur frikë në mesin e votuesve amerikanë lidhur me Rusinë, duke e paraqitur si një armike mitike të jashtme.

“Kur autoritetet ndërmarrin veprime të tilla primitive për të ndikuar te votuesit e tyre, kjo paraqet rënie të ‘demokracive liberale’”, tha zëdhënësja e MPJ-së ruse përmes një deklarate.

“Do të ketë përgjigje”, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij e listojnë Rusinë në vendin e 162-të nga 180, sa i përket lirisë së medias, ndërkaq SHBA-ja renditet në vendin e 55-të.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, Rusia ka shtrënguar kontrollin mbi informacionin dhe mediat, duke detyruar shumë prej tyre që t’i mbyllin zyrat në Rusi. Moska, po ashtu, i ka shpallur shumë gazetarë dhe aktivistë si “agjentë të huaj”.

Shumë media perëndimore janë larguar nga Rusia që nga nisja e luftës dhe pothuajse asnjë gazetar amerikan nuk ka mbetur në Rusi./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopraci: 05/09/2024 12:05

    Amerikanet duan medoemos qe mos te fitoj Trump sepse ai do ti jepte fund luftes ne Ukraine duke prekur interesat e industriae se armeve qe kane si synim ta zgjatin luften sa me shume dhe per kete sulmojne Rusine qe gjoja po nderhyn ne zgjedhjet e saj te brendeshme . Amerikanet nderhyrjen ne zgjedhjet e vendeve te tjera e bejne hapur fare duke ndihmuar ne grusht shteti dhe duke sanksionuar shtetet ne kundershtim me ligjet nderkombetare por nga ana tjeter dalin dhe bejne moral si mbrojtes te demokracise qe eshte ne fakt diktature

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua