Rusja rrëfen luftën për jetë a vdekje
me tigrin: Ja çastet e tmerrit

Rusja rrëfen luftën për jetë a vdekje<br />me tigrin: Ja çastet e tmerrit<br>
Një punonjëse e kopshtit zoologjik e cila u sulmua nga një tigër ka folur për herë të parë për betejën e saj me vdekjen me kafshën e tmerrshme.

Mamaja e tre fëmijëve Nadezhda Srivastava rrefeu ato çaste tragjike.

“Pashë menjëherë tigrin që po më qëndronte vetëm gjysëm metri larg”, tha ajo.

“U afrua shumë qetësisht, nuk e prisja këtë dhe nuk kisha kohë për të reaguar, kështu që hoqa dorë nga ikja me vrap. Fillimisht u përpoqa t’i flisja duke i thënë “ik tutje” ose “më lër të shkoj”.

Shpresova se ai do të tërhiqej. Më dukej si një ëndërr dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Taifuni më rrëzoi përdhe. Nuk po hungërinte, nuk ishte i egërsuar, ai vetëm më kafshoi, më nguli dhëmbët te duart. Vendosa bërrylat dhe duart e mia te nofullat e tij, në mënyrë që të mos më prekte kokën dhe qafën. Kur tigri e uli disi furinë e tij nisa të shpresoj. U përpoqa të kthehesha apo të vrapoja tutje, por ai u hodh sërish mbi mua me të gjithë peshën e tij. Nuk e di nëse po luante apo jo, por ishte e tmerrshme.”

Ajo nuk e dinte se vizitorët e kopshtit zoologjik po e shihnin betejën e saj me tigrin dhe po shpresonin që ajo të mbijetonte.

'Dikush më ulëriti që të kapja një shkop për ta goditur tigrin. Por e dija se asnjë shkop nuk mund të më shpëtonte nga ky predator. Nuk mund të përgjigjesha, e dija se do ta humbisja forcën po të flisja. Duhej të përqendrohesha sa më shumë të ishte e mundur që të përpiqesha disi që ta kontrolloja predatorin çdo moment. Ma kafshoi keq krahun dhe më dhemb shumë. Nisa ta shtyja pas me këmbën time, por ma kafshoi edhe këmbën, duke më shqyer çizmen. Kur u ktheva deshi tmë kafshonte edhe në të pasme por nuk arriti”.

Kur ajo i kishte humbur tashmë të gjitha shpresat, Nedazha pa se papritmas tigri ishte larguar.

Në fakt në këtë e ndihmoi shumë turma e njerëzve, që hodhi gurë e shkopinj për ta trembur kafshën dhe për t’i shpëtuar jetën.

[gallery]24714[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri