Ndonëse prej pak muajsh është ndarë nga bashkëshortja e tij aktori Russell Crowe duket tashmë ka gjetur një të dashur të re.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren e njohur Natalie Imbruglia, me të cilën aktori ka qenë së bashku gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Oscar”.

russell crowe

Sipas mediave të huaja çifti ka flirtuar gjatë tërë mbrëmjes dhe më pas janë ngjitur në suitën e aktorit, ku së bashku me miqtë e tij kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

russell crowe

Ndërkohë miqtë e tyre janë shprehur se ata ishin bërë për njëri-tjetrin pasi kishin mjaft të përbashkëta në sjelljet e tyre.

natalie imbruglia  

Pas mbrëmjes së kaluar duke kënduar dhe luajtur në piano, Crowe ka publikuar një status në faqen e tij në Twitter, ku shprehej se kishte kaluar “një natë të egër”.

Të jenë tashmë dy personazhet e njohur të showbizit në një lidhje dashurie?

(xh.k/shqiptarja.com)