FIFA ka vendosur që në fazën me eliminim direkt të turneut, deri në gjysmëfinale, do të përdoret një top i ri.
Bëhet fjalë për një tjetër model të topit zyrtar Telstar, duke ndryshuar dizajnin e tij. Nuk do të jetë më me nuancat gri që jemi mësuar të shohim këto ditë, por me ngjyrë të dukshme të kuqe, që përfaqëson Rusinë pritëse.
Quhet “Telstar Mechta 18” ka marrë emrin nga fjala e cila në gjuhën ruse do të thotë “ëndërr” ose “ambicie”.
Nga fundjava do ta shihni në veprim, deri në ndeshjet gjysmëfinale. Në finale, FIFA ka premtuar një surprizë tjetër, një top të veçantë vetëm për atë sfidë.
Komento