Një inspektor i AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo, është prangosur nga policia e Korçës pasi akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme ai favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencione nga shteti. Policia e Korçës njofton se inspektori, duke shfrytëzuar detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë” Bashkë me inspektorin Pajo është arrestuar edhe blegtori Shaban Zaçe, i cili kishte dhënë 90 mijë lekë ryshfet që të merret 1 mln lekë subvencion nga AZHBR.
Hetimi është kryer për një periudhë tre mujore nga seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në Policinë e Korçës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit. Përmes operacionit të koduar “Subvencioni” u arrestuan Arbri Pajo, 35 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si dhe Shaban Zaçe 38 vjeç, banues në Ersekë, blegtor.
Arrestimi i të dyve është bërë në flagrancë, në lagjen nr. 8 në Korçë, në momentin kur blegtori Zaçe, përfitues i subvencionit për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektorit të AZHBR-së, me qëllim që të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetëse, shumën 1.000.000 lekë.
Ky nuk ishte rast i vetëm që inspektori Pajo ka ndjekur të njëjtën skemë, duke shfrytëzuar detyrën! Ai ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë. Inspektorit iu gjetën në momentin e arrestimit 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga 38-vjeçari blegtor.
Parate e sekuestruar
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transformohet parku Drilon-Tushemisht, inaugurohet edhe qendra e re e vizitorëve! Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec
19 Tetor, 14:04
-
'Përjetova tmerrin', tentoi të përdhunohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares: Theu dritaren e dhomës së gjumit! E sulmova me sa fuqi kisha, luftova e vetme
19 Tetor, 13:00
-
U akuzua për ngacmim seksual ndaj 11-vjeçares, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 68-vjeçarin
19 Tetor, 11:29
-
Korçë/ Shisnin doza kokaine në ambiente të rinjsh, dy në pranga! 24 vjeçari ishte në masë arresti shtëpiak, kishte angazhuar 60 vjeçarin për shpërndarjen e dozave
18 Tetor, 15:58
-
Fermerët e Maliqit dyfishojnë çmimin e fasules: Këtë vit nuk morëm prodhim për shkak të motit të nxehtë! Shitet me shumicë 600 lek për kg
18 Tetor, 15:01
-
Nga Tirana në Korçë për vjedhje mjetesh motorike, ‘Repeat’ prangos 2 shokët! Një prej tyre i kërkuar në kryeqytet për seri krimesh (VIDEO)
18 Tetor, 10:10
-
I moshuari ngacmoi seksualisht të miturën në Korçë, flet nëna e 11-vjeçares: I ka folur fjalë të pista, në dyqan
17 Tetor, 16:52
-
Korçë/ Mallra kontrabandë në bagazhin e autobusit, arrestohet turku në Kapshticë
16 Tetor, 14:45
-
Merr flakë makina në Korçë, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme
16 Tetor, 12:07
-
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor, 20:59
-
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Korçë, 3 në pranga, 2 në kërkim e 9 të tjerë në hetim! Sekuestrohet kokainë e kanabis (VIDEO)
15 Tetor, 16:37
-
Korçë/ Grabiti në 2 dyqane, në njërën kanosi me thikë shitësin, arrestohet 42 vjeçari (EMRI+VIDEO)
14 Tetor, 15:49
O ju hegert mortja,zbuluat korripsionin e shekullit o sherlok holmsa.po te azhbr e di gjithe bota qe eshte tarifa minimumi 20% per te marre financim.luleshtrydhja merrte 5000€ per trakoret kineze me matrikull "gjerman" , apo sa tregje, impiante solar , bujtina e lloj lloj sajesash me preventiva fallco kane kaluar kur jepet 20% . Hej mortja .
PërgjigjuKeni nje drejtor te nje drejtorie te vogel te Ministria e Financave qe meren me kredite shifeni pak ju lutmi se si ka bo ai aty! Rrumpalle edhe pstaj thote Rama do boj shtet. Me cin do bosh shtet me lango kumarxhi e hajduta?!
PërgjigjuPo Arlind Gjokuta qe mbron drejtoret e Ministrise se Financave dhe eshte ne konflikt interesi sepse eshte Sekretar i Pergjuthshem kur do pergjigjet?! Madje po doni dhe emrat e drejtoreve shok te Arlindit.....
PërgjigjuDrejtori Beduinin vala marë si e bëri ku i mori lekët. Aq më keq i kaloj 400 000 $ guzhinjerit dhe SPAK bën sikur nuk shikon dhe nuk dëgjon. Turp Turp
PërgjigjuTe Azhbr ne Tirane po marrin 20-30% te cdo fondi me qindra mijera dhe miliona euro keta bejne operacion arrestojne nje fermer me 50 koke dhi.
PërgjigjuShifni ke ka shef se nuk hane vetem
Përgjigju