S'duronte zhurmat në stadium
sulmuesi gjerman lë fushën/VD

S'duronte zhurmat në stadium<br />sulmuesi gjerman lë fushën/VD
Skuadra gjermane Red Bull Leipzig nuk po kalon një formë të mirë në Champions League. Pas barazimit ndaj Monaco në Gjermani, ata humbën mbrëmë 2:0 ndaj Besiktas në Turqi. 

Por në humbjen e mbrëmshme një ndikim jo të vogël kanë pasur edhe tifozët vendas. Tifozët e Besiktas në Turqi njihen për mbështetjen e zjarrtë ndaj skuadrës së zemrës dhe këtë gjë e kanë treguar edhe mbrëmjen e kaluar. 

Ata kanë qenë aq të zhurmshëm sa lojtari kryesor i Leipzig dhe i kombëtares gjermane, Timo Werner ka pasur probleme me dëgjimin gjatë ndeshjes. 

Ishte minuta e 32 e ndeshjes dhe të gjithë u befasuar kur Werner kërkoi zëvendësimin pasi nuk mund të vazhdonte të luante me zhurmën e madhe të krijuar nga vërshëllimat e tifozëve.

“E kisha të pamundur të luaja me atë zhurmë, madje akoma nuk e kam marr veten”, ka thënë sulmuesi pas ndeshjes.

Është e pamundur të përgatisësh ekipin për një atmosferë të tillë. Kishte një zhurmë shurdhuese dhe në fillim të ndeshjes e kishim mjaft të vështirë”, ka thënë trajneri i gjermanëve.

Besiktas udhëheq grupin me 6 pikë pas dy ndeshjeve në Champions dhe një meritë të madhe në këtë sukses kanë padyshim edhe tifozët. Ndeshjen e kaluar Turqit mundën në transfertë 1-3 portugezët e Benfica. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool