Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, aty ku u vendos sistemi i ri online për procedurat doganore. Gjatë inspektimit të zyrave, nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit me punonjësit.

Ai tha me humor se dyert e këtyre zyrave janë bërë për Erjon Braçen dhe jo për të.

“Këto dyer janë për Erjon Braçen, jo për mua”, tha Rama. Më tej, shefi i ekzekutivit e cilësoi një moment historik transformimi vendosjen e sistemit të ri.

“Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë”, theksoi kryeministri.

d.c./shqiptarja.com