S'flet me Rita Orën?! I ati i Dua
Lipës zbulon të vërtetën/FOTO

S'flet me Rita Orën?! I ati i Dua<br />Lipës zbulon të vërtetën/FOTO<br>
Është përfolur shumë që dy talentet me origjinë shqiptare, që po shkëlqejnë në mbarë botën, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë mos marrëveshje mes tyre. Të dyja këngëtaret kanë tërhequr jo pak vëmendjen me paraqitjen e tyre në Brit Awards 2018, ku Dua shkroi historinë me pesë nominime, dhe në ceremoni me dy çmime të fituara.

Edhe Rita pati një performancë të jashtëzakonshme, ku ndonëse e panominuar ka rrëmbyer kritika pozitive. Si Dua, edhe Rita janë rritur në Londër, ndërsa një postim i fundit në rrjetet sociale i babait të Duas ka treguar diçka mjaft interesante, lidhur me miqësinë mes vajzave. 

I ati i Dua Lipës, Dukagjini, dëshmon se nuk ka asnjë hidhërim mes dy këngëtareve, pasi në postimin e tij, ai tregon se është prezent në ceremoni. Por jo vetëm kaq, Dukagjini ka postuar një video, ku shfaqet Rita Ora duke performuar në shenjë përkrahëse ndaj saj.

ritaaa
(Postimi i babait të Dua Lipës, teksa ishte duke performuar Rita Ora)

d.c.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...