LONDER - Një shofer taksie i nevrikosur ka “arrestuar” një grua pasi ajo tentoi të ikte nga taksia e tij pa paguar shumën që i detyrohej. Pasi një udhëtimi prej 24 kilometrash, pasagjeria refuzoi t’i jepte shoferit 28 euro, shumën e faturës të cilën i detyrohej.
Shoferi i taksisë kishte kapur nga krahu gruan dhe nuk e lejonte të largohej pa paguar, kurse kjo e fundit po i lutej kalimtarëve të rastit që të lajmëronin policinë. Nga ana tjetër shoferi i taksisë po i thoshte kalimtarëve se gruaja i kishte borxh 28 euro. Këta të fundit mesa duket nuk donin t’ia dinin se sa lekë borxh i kishte, por urdhëronin shoferin që të lëshonte pasagjeren.
Pasi u bind se gruaja nuk kishte ndërmend ta paguante, shoferi 58 – vjeçar i kërkoi gruas një dokument identifikimi që ta dinte se kush ishte dhe ku banonte, dhe më pas do ta lironte. Deri sa më në fund, nga turma del një e moshuar e cila mbështet veprimin e shoferit të taksisë.
“ Nëse ai e lëshon gruan, ajo do të duhet ta paguajë atë. Si mund të marrësh një taksi dhe të mos e paguash”, tha e moshuara. Pas debateve të shumta, 58 – vjeçari e lejoi pasagjeren të largohej. E gjithë skena e debatit ishte filmuar nga një prej kalimtarëve, i cili e kishte shpërndarë videon në internet. Shoferi i taksisë mori rreth 2 mijë mesazhe mbështetëse, ku i thonin se ai kishte të drejtë për të kapur gruan.
/Shqiptarja.com