Duke qene se e kam hulumtuar dhe studiuar kete pjese te historise se Shqiperise, duke qene se jam konsultuar me konstitucionaliste dhe profesore te jurisprudences, per ata qe u intereson, ju saktesoj se Shqiperia ka deri me sot 10 presidente ne historine e saj.
Te vetmit qe jane pjese e nje diskutimi dhe debati jane Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi.
Por edhe pse kane patur titullin i pari president i Presidumit te Kuvendit Popullor dhe i dyti kryetar i presidumit te Kuvenduit Popullor dhe kane qene honorifike, te dy kane patur atributet e kreut te shtetit dhe si te tille kane luajtur rolin e Presidentit ne nje republike, pavaresisht se ajo republike ishte Popullore dhe me pas Popullore Socialiste.
[gallery]22064[/gallery]
Emrat janë si më poshtë.
Cilët janë 10 Presidentët e Republikës
1-Ahmet Zogu, president i 1-rë i Republikës
Ditëlindja: 8 tetor 1895
Vendlindja: Burgajet, Mat.
Koha e qendrimit në detyrë: 30 janar 1925 deri më 1 shtator 1928
Kohëzgjatja në detyrë: 3 vjet, 7 muaj e 2 ditë
Mosha kur mori dhe kur la detyrën: E mori detyrën në moshën 29 vjeç, 3 muaj e 28 ditë dhe e la 32 vjeç, 11 muaj e 7 ditë.
Arsimimi: Ushtarak, i arsimuar në Turqi dhe Austri por i padiplomuar në Akademi ushtarake.
Përkatësia fetare: Mysliman
Detyra të tjera shtetërore: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet.
Vdekja: 9 prill 1961, i daignostikuar me kancer.
2-Omer Nishani, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor)
Ditëlindja: 1887
Vendlindja: Gjirokastër.
Koha e qendrimit në detyrë: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953
Kohëzgjatja në detyrë: 7 vjet, 6 muaj e 21 ditë.
Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën në moshën 69 vjeç dhe e la në moshën 75 vjeç.
Arsimimi: Mjek, i diplomuar në Stamboll, Turqi.
Përkatësia fetare: Orgjinë muslimane. Ateist
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Jashtëm, deputet.
Vdekja: 25 maj 1954 me vetëvrasje.
3-Haxhi Lleshi, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popullor)
Ditëlindja: 19 tetor 1913
Vendlindja: Dibër,
Koha e qendrimit në detyrë: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.
Kohëzgjatja në detyrë: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë
Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë.
Arsimimi: Arsimim fillor, i padiplomuar.
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, deputet.
Përkatësia fetare: Me orgjinë muslimane, atesit.
Vdekja: 1 janar 1998, natyrore. 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.
4-Ramiz Alia, Presidenti i 4-ët i Republikës (Kryetar i presidumit dhe president)
Ditëlindja: 18 tetor 1925.
Vendlindja: Shkodër.
Koha e qendrimit në detyrë: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992.
Kohëzgjatja në detyrë: 9 vjet, 4 muaj e 11 ditë.
Mosha kur mori dhe e la detyrën: E mori detyrën 57 vjeç, 1 iaj 4 ditë dhe e la 66 vjeç, 6 muaj e 16 ditë.
Arsimimi: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi.
Përkatësia fetare: Me orgjine myslimane, ateist.
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Arsimit, deputet.
Vdekja: 17 tetor 2011, natyrore.
5-Sali Berisha, Presidenti i 5-të i Republikës.
Ditëlindja: 15 tetor 1944
Vendilindja: Viçidol, Tropojë.
Koha e qendrimit në detyrë:
Mandati i parë: 9 prill 1992 deri më 2 mars 1997.
Mandati i dytë: 2 mars 1997 deri më 20 korrik 1997.
Kohëzgjatja në detyrë:
Hera e parë: 5 vjet, 1 muaj e 7 ditë.
Hera e dytë: 4 muaj 18 ditë
Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë.
Arsimimi: I diplomuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës.
Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane.
Detyra të tjera në shtet: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.
6-Rexhep Meidani, Presidenti i 6-të i Republikës.
Ditëlindja: 17 gusht 1944.
Vendilindja: Tiranë
Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002.
Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.
Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrë 53 vjeç e 24 ditë dhe e la 58 vjeç e 24 ditë.
Arsimimi: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës.
Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane.
Detyra të tjera në shtet: Deputet.
7-Alfred Moisiu, Presidenti i 7-të i Republikës
Ditëlindja: 1 dhjetor 1929.
Vendlindja: Shkodër.
Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2002-24 korrik 2007.
Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.
Mosha kur mori detyrën: 72 vjeç, 4 muaj e 7 ditë.
Arsimimi: I diplomuar ushtarak.
Përkatësia fetare: Ortodoks
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Mbrojtjes.
8-Bamir Topi, Presidenti i 8-të i Republikës.
Ditëlindja:24 prill 1957
Vendlindja: Durrës.
Koha e qendrimit në detyrë: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012
Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.
Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj.
Arsimimi: I diplomuar si mjek veteriner në Universitetyin Bujqësor, Kamëz.
Përkatësia fetare: Familja me prejardhje mylsimane.
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Bujqësisë, deputet.
9-Bujar Nishani, Presidenti i 9-të i Republikës.
Ditëlindja: 29 shtator 1966.
Vendlindja: Durrës
Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2012–24 korrik 2017
Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet
Mosha kur mori detyrën: 46 vjeç, 1 muaj e 5 ditë.
Arsimimi: I diplomuar ushtarak dhe jurist.
Përkatësia fetare: Familja me prejardhje muslimane.
Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë, deputet.
10-Ilir Meta, Presidenti i 10-të i Republikës
Ditëlindja: 24 mars 1969
Vendlindja: Çepan, Skrapar.
Dita kur u zgjodh President: 28 prill 2017, ora 18.00.
Votat që mori në Kuvend: 87 vota pro dhe 2 kundër
Mosha e zgjedhjes si President: 48 vjeç, 1 muaj e 4 ditë.
Përkatësia fetare: Mysliman bektashi.
Arsimimi: Diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës.
Detyra të tjera shtetërore: Kryetar i Kuvendit, Kryeministër, zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos, zëvendëskryeministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, deputet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
