S'ka paqe mes Tifozëve Kuqezi e
FSHF-së, bojkotohet kombëtarja

S'ka paqe mes Tifozëve Kuqezi e<br />FSHF-së, bojkotohet kombëtarja
Tifozët Kuq e Zi dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zhvilluar një takim në Prishtinë, me kërkesë të këtyre të fundit. Arsyeja është vendimi i grupimit më të madh që mbështet kombëtaren për bojkotimin e sfidave të kuqezinjve në Shqipëri.

Megjithatë, duket se edhe pas këtij takimi, Tifozët Kuq e Zi nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe do të bojkotojnë sfidat që Shqipëria do të luajë si vendas. Ky njoftim është bërë publik nga vetë grupim i tifozëve.

Tifozët Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot (E shtunë) me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. "Në takimin e mbajtur në Prishtinë, iu sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë”, thuhet në njoftim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve