S'ka vendim për Demarkacionin,
seanca nesër, SHBA:Votojeni!

S'ka vendim për Demarkacionin,<br />seanca nesër, SHBA:Votojeni!<br>
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten në orën 10:00 seancë për Demarkacionin me Malin e Zi. Kuvendi u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, por u mbyll pa një vendim, i cili pritet të merret ditën e nesërme. Në marrëveshje theksohet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvend, të dyja vendet do të rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

 

Por pritet që të shikohet nëse shumica do të arrijë që të sigurojë votat e mjaftueshme për të miratuar demarkacionin. Marrëveshja mbështetet edhe nga LDK në opozitë, por jo nga Lëvizja Vetëvendosje. Lista Srpska nuk ka ende një qëndrim të prerë.

Ndërsa ambasadori i SHBA në Kosovë, Ambasadori Delawie u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të votojnë marrëveshjen që t’i hapet rruga lëvizjes së lirë. “Besoj që do të arrihet kompromis për ta arritur votën pro. Duhet të them se ata që votojnë kundër, është votë kundër daljes së qytetarëve kosovarë në Evropë”, deklaroi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)