S'ndalen sulmet ajrore në Gaza,
militantët përgjigjen me raketa

S'ndalen sulmet ajrore në Gaza,<br />militantët përgjigjen me raketa
Izraeli ka bërë më  tepër se 20 sulme ajrore në Rripin e Gazës, që në orët e para të mëngjesit, ndërsa militantët janë kundërpërgjigjur me raketa në territorin e Izraelit, në ditën e dytë të dhunës, prej se dështuan përpjekjet për zgjerimin e armëpushimit triditësh të ndërmjetësuar nga Egjipti.
 
Dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë thanë se pesë persona janë vrarë dhe më se 30 të tjerë janë plagosur në sulmet gjatë 24 orëve të fundit. Ushtria izraelite ka njoftuar se prej mesnatës ka sulmuar më tepër se 20 zona në Gaza, pa dhënë shpjegime të tjera. Një zëdhënës ushtarak tha se militantët palestinezë nga Gaza  kanë hedhur katër raketa në vendbanimet në pjesën jugore të Izraelit, por pa shkaktuar viktima.
 
Armëpushimi 72-orësh, me të cilin ishin ndalur luftimet ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, që qeveriset nga Hamasi, ka përfunduar dje, pasi palët ende janë shumë larg njëra-tjetrës për kushtet e arritjes së ndonjë marrëveshjeje të re.
 
Zyrtarët në Rripin e Gazës thonë se nga konflikti njëmujor janë vrarë të paktën 1880 palestinezë, shumica prej tyre civilë. Izraeli thotë se 64 ushtarë dhe tre civilë janë vrarë deri tash.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe

Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe