FIER- Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjate kontrollit në magazinën fiskale të subjektit “TRADING PETROL & DRILLING” zbuluan një sërë shkeljesh të Ligjit 61/2012 “Per Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM 612, datë 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, të cilat klasifikohen “kundravajtje administrative”.
Për diferencat e konstatuara midis deklarimit dhe mallit fakt (lëndë djegëse solar dhe bitum) rezultoi se subjekti “TRADING PETROL & DRILLING” ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 28.317.719 Lekë. Për këtë shmangie subjekti është penalizuar në shumën 57.788.868 Lekë. Në total 86.106.587 lekë, e barabartë me shumën në valutë prej më se 615 mijë eurosh.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vazhdon kontrollet për mallrat e akcizës në të gjithë vendin. Ajo u bën thirrje prodhuesve, importuesve, depozituesve, transportueseve, tregtuesve të mallrave të akcizës të zbatojnë me rigorozitet kërkesat e Ligjit 61/2012 “Për Aksizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe dispozitave zbatuese të tij.
Kompania “TRADING PETROL & DRILLING” e themeluar 23 Maj 2012 dhe e rregjistruar në QKR më 7 qershor të po atij viti, ka si përfaqësues z. Pajtim Braçaj. Ajo mban një status aktiv në QKR, çka do të thotë se ajo vijon pagesën e taksave dhe detyrimeve tatimore. Kompania në fjalë ka si aktivitet primar import-eksportin dhe tregtimin me shumicë të hidrokarbureve dhe e ushtron këtë biznes në Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com