Këngëtarja Linda Halimi nuk ia doli të kualifikohej në finalen e Eurovizionit megjithëse bëri një performancë të mirë.

Ajo u prezantua me këngën “Botë” në skenën e “Eurovizioni-it” dhe ishte e katërta në radhë.

Këngëtarja Shqiptare Linda Halimi mori shumë duartrokitje në skenë edhe pse këto nuk e ndihmuan që të kualifikohej për në fazën tjetër.

E megjithatë Linda një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën. 

“Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit. Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime,” shkruan këngëtarja.