Shumica e vendbanimeve të rrezikuara janë në zonat ku popullata është e angazhuar me bujqësi, peshkim, blektori dhe gjueti.
Miza "ce-ce" ka infektuar njerëzit në 38, nga 47 provinca që ka në Kenia, ka konfirmuar drejtoresha ekzekutive e Dhomës keniane të shfarosjes së mizave ce-ce dhe tripanosomiazës, Pamela Olet.
Sëmundja e gjumit është endemike në zonën e liqenit Viktoria që mbulon Kenian, Ugandën dhe Tanzaninë.
"Të gjitha provincat e Kenia në rajonin e liqenit Viktoria janë në rrezik, në këto zona jetojnë rreth 11 milion banorë", tha Olet.
Tripanosomiaza bartet tek njerëzit nga pickimi i mizave "ce-ce". Simptomat e epidemisë paraqiten me ndryshime në sjellje, konfuzion, gjum i ndjeshëm dhe i vonuar.
Nëse nuk trajtohet sëmundja mund të jetë fatale, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këtë sëmundje si një problem të përgjithshëm shëndetësor ka për qëllim ta eliminojë deri në vitin 2020.
Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)