Përhapja e infeksionit të “gjuhës blu” tek bagëtitë e imta dhe shifrat e larta të infektimit kanë bërë që ministri Edmond Panariti të ndalet në disa stane në fshatin Kamenicë të komunës Mollaj në Korçë.
Pasi ka inspektuar nga afër gjendjen e bagëtive të imta, ministri Panariti ka garantuar të gjithë blegtorët e dëmtuar për dëmshpërblimin.
Ndërkohë ai ka kërkuar prej tyre që të tregohet kujdes sa i takon menaxhimit të situatës së bagëtive të ngordhura të cilat duhet të groposen por edhe izolimin e të infektuara për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme
Ndërkaq, blegtorët e Kamenicës tregojnë se kanë humbur dhjetëra krerë bagëti si pasojë e infektimit nga sëmundja.
/Shqiptarja.com