Sëmundja e Parkinsonit dy
në 1000 persona të preku

Sëmundja e Parkinsonit dy<br />në 1000 persona të preku
Sëmundja e Parkinsonit ka përparuar duke prekur edhe mosha më të reja 26 dhe 30 vjeç. Një studim i kryer në vendin tonë tregon se 2 në 1000 persona janë të prekur nga kjo sëmundje, e cila shkakton dëmtim të trurit dhe paralizë të gjymtyrëve. Kjo sëmundje prek më shumë moshat mbi 60 vjeç.

"Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje që hyn në grupin e sëmundjeve degjenerative të trurit. Truri degjeneron dhe për këtë rezultat shfaqen defekte në lëvizje, shfaqen defekte edhe në të menduar të atyre gjërave që kanë të bëjnë me arsyetimin, me kujtesën, që kanë të bëjnë me një veprimtari të jetës së përditshme.

Është një sëmundje, e cila prek kryesisht moshat mbi 60 vjeç, por janë vënë re raste me këtë sëmundje edhe në moshat rreth 30 vjeç, bile ne kemi pasur raste edhe 26 vjeç", thotë Mira Rakacolli, mjeke neurologe.

Shkaqet e kësaj sëmundje sipas mjekes Rakacolli lidhen jo vetëm me trashëgimin , por edhe më faktorë të jashtëm . Që mund të jenë faktorë që kanë të bëjnë me stresin, përdorimin e ushqimeve, që janë të trajtuara shumë me pesticide, edhe praninë e helmeve në ambientin e jashtëm shprehet neurologia Rakacolli.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)+

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës