Sëmundjet e trurit, tani pacientët e
QSUT s'do i nënshtrohen më thikës

Sëmundjet e trurit, tani pacientët e<br />QSUT s'do i nënshtrohen më thikës
TIRANE- Pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme në kokë, nuk do të çahen më me thikë për t’u operuar, por gjithçka do të bëhet nëpërmjet trajtimit me radioterapi të njohur si X-knife.
 
Teknologjia e re, e vetmja e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin, do të mund të aplikohet falë akseleratorit linear, i cili duke filluar nga sot ka nisur punë në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT. 

“Sot po trajtohet pacientja e parë. Tani pacientët nuk do të shtrohen në spital por do të qëndrojnë vetëm 24 orë.  Është aparaturë e të vetmit lloj në të gjithë Shqipërinë”- thotë Artur Xhumari, neurokirurg 

Shefi i neurokirurgjisë, Mentor Petrela, e ka konsideruar instalimin e kësaj aparature si fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore
 
“Jam shumë i kënaqur që më në fund akselatori linear vjen në QSUT. ME një ekip specialistësh kemi punuar mbrëmë deri në orën 21:00 për ta kolauduar. Ishte një mrekulli” – thotë ai.

Radiokirurgjia bën të mundur koncentrimin e rrezatimit në thëllësi të trurit duke shëruar sëmundjet e trurit pa nevojën e thikës. Pacienti qëndron vetëm një ditë në spital dhe komplikacionet janë të papërfillshme. X-Knife Akseleratori ka një kapacitet trajtimi radiokirurgjikal deri në 5 pacientë në javë por pas janarit 2014 do të mund të trajtohen 20 pacientë në ditë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)