Sëmundjet kardiovaskulare
po prekin edhe moshat e reja

Sëmundjet kardiovaskulare<br />po prekin edhe moshat e reja
TIRANE - Sëmundjet kardiovaskulare po prekin gjithmonë edhe më shumë edhe moshat 30-40 vjeç, ndërkohë që ato shkaktojnë një kosto të lartë si për pacientët ashtu edhe për buxhetin e shtetit.

"Për fat të keq i takojmë edhe në mosha të reja, 30-40 vjeç. Këtu ka sëmundje siç janë kardiomiopatitë e dilatuara për shkak të virozave. Virozat e stinës japin komplikacione kardiake duke dëmtuar miokardin.

Zë 2% të buxhetit, në vendet europiane ku janë bërë studime, por pak a shumë zë të njëjtin vend kudo sepse insuficenca kardiake ka karakter akademik"- thotë mjeku kardiolog Spiro Qirko.

Po sipas mjekëve një problem tjetër me sëmundjet kardiovaskulare është edhe aritmia, që shkakton numrin më të madh të vdekjeve në popullatë dhe shumica e njerëzve e lidhin këtë me infarktin.

Mjekët thonë se nëse do të dinin qytetarët të japin ndihmën e parë statistikat do të ishin më të ulëta. Më të predispozuar për tu prekur nga aritmia janë të sëmurët me diabet, nga gjendra tiroide por dhe ata që përjetojnë vazhdimisht stres.

Sipas të dhënave, 10% e popullatës në botë humbin jetën për shkak të aritmisë, statistikë kjo edhe për Shqipërinë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren