Sëmundjet kronike, shkaqet
kryesore të vdekjeve në vend

Sëmundjet kronike, shkaqet<br />kryesore të vdekjeve në vend
TIRANE - Sëmundjet kronike janë shkaqet kryesore të vdekjeve në Shqipëri, ndërkohë që rreth 59 % të tyre e zënë sëmundjet e zemrës.  "Prej mëse 30 vjetësh, sëmundjet kronike janë në krye të vdekshmërisë në Shqipëri.

Vite më parë kanë qenë sëmundjet infektive shkaqet kryesore të vdekjeve, pas viteve ’80 si pasojë e rënies së tyre dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe jetëgjatësisë dolën në pah sëmundjet kronike si shkaqet kryesore të vdekjeve", tha eksperti i shëndetit publik, Enver Roshi.

Sipas INSTAT, 59 % e vdekjeve në Shqipëri janë nga sëmundjet e zemrës, që përfshijnë miokardin akut apo sëmundjet ishemike të zemrës, si dhe aksidentet kardiovaskulare.

"Në sëmundjet ishemike të zemrës predominojnë meshkujt më shumë se femrat, ndërsa në aksidentet kardiovaskulare predominojnë femrat", tha Roshi.

Ndërkohë, në total rreth 89 % e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga tumoret, aksidentet dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kjo, sipas tij, " masat e diagnostikimit dhe të trajtimit në kohë të këtyre sëmundjeve fshihen rezerva të mëdha për uljen e vdekshmërisë në Shqipëri".

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime