Sëmundjet shërohen në tryezë,
përfshirë edhe kancerin

Sëmundjet shërohen në tryezë,<br />përfshirë edhe kancerin
Shumë çrregullime të moshës janë rezultat i asaj që hamë. Për të ruajtur rininë  dhe të qënit dinamikë, por edhe për të qëndruar të shëndetshëm duhet të ushqehemi po në mënyrë të shëndetshme.
Pse probleme të vogla dhe të mëdha të tilla si çrregullimet e menopauzës, presioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza  dhe tumoret janë rreziqe që avancojnë me kalimin e  moshës, por para së gjithash edhe nga mënyra si si ushqehemi? Sipas Colin Campbell, shkencëtar dhe autor i “The China Study” të gjithë këta faktorë mund të reduktohen në: mëngjes, drekë dhe darkë.

Riaktivizoni mbrojtjen
Një dietë e mirë është "arma më e fuqishme që ne kemi kundër sëmundjes,". Ky është një koncept i ri. Kjo frazë është gjetur në prezantimin e librit “The China Study” dhe është një nga më efektivet që përmbledh kuptimin e dekadave të kërkimit në fushën e të ushqyerit kryer nga Colin Campbell. Libri është bërë tashmë një klasik kult në të cilin Campbell tregon zbulimet e tij të mahnitshme mbi lidhjen në mes të ushqyerit dhe shëndetit.

Ushqimi jo vetëm parandalon, por edhe shëron
Ne të gjithë tani të vetëdijshëm se një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë parandalimin e fillimit të sëmundjeve të caktuara. Një dietë e duhur pengon progresion të sëmundjes së zemrës. Efektet janë parë në një kohë shumë të shkurtër: vetëm një ose dy javë të ndryshimit të dietës janë të mjaftueshme për të vlerësuar të mirat e saj.

Thuaj lamtumirë mishit, qumështit dhe vezëve
Efektet shihen sidomos kur ju të eleminoni produktet e qumështit. Të gjitha hulumtimet e Campbell çuan në përfundimin se produktet e qumështit, mishit të çdo lloji, veza, dhe ushqime të përpunuara duhet të eliminohen nga dieta. Hulumtimet tregojnë se një dietë e ulët në proteina shtazore është aleati më i mirë për shëndetin tonë.

Perime dhe drithërat integrale : një ylber për shëndetin
Fasule, bizele, drithërat, perimet shumëngjyrëshe, të cilat janë të pasura me antioksidantë: një dietë që  bazohet në këto ushqime mund të jetë mjaft e ndryshme, duke përfshirë edhe makarona apo patate. Kjo është një mënyrë e shëndetshme ushqimi për të gjitha moshat.  

Tejkaloni varësitë
E vërteta është se europianët perëndimorë janë  mësuar të konsumojnë ushqime me nivele të larta të yndyrës dhe sheqernave. Kjo është e ngjashme me varësinë ndaj nikotinës apo substancave të tjera. Pra, fillimisht mund të jetë e vështirë për të ndryshuar mënyrën se si ne ushqehemi, sepse nuk duam të humbasim shijen e ushqimeve që jemi mësuar, por kur varësia zhduket na pëlqejnë ushqimet që na bëjnë të ndjeheni më mirë.

Cilësia është më e rëndësishme se sasia
Të shtoni perimet për një dietë të varfër mund të sjellë ndonjë dobi, por ky nuk është çelësi për një shëndet të mirë. Nëse ju hani ushqimet e duhura sasia nuk është më një problem, por gjithmonë duhet parandaluar rreziku i  ekzagjerimit, sepse ajo është një dietë që kënaq.

Sëmundjet shërohen në tryezë,përfshi edhe kancerin
 Llojet e diabetit, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, janë të gjitha sëmundje që duan një dietë të duhur për t’u parandaluar dhe kuruar. Edhe kanceri është i lidhur me mënyrën e të ushqyerit, por mënyrat e veçanta të të ndikuarit mbeten ende për t’u studiuar.

Shtesë
Është një turp që njerëzit, veçanërisht në Amerikë, besojnë se shtojcat ushqimore, vitaminat dhe ushqyesit, mund t'i bëjë ata të ndjehen më mirë. Në fakt nuk ka asnjë provë shkencore për këtë qëllim, dhe në të vërtetë në disa raste është parë se ato mund të dëmtojnë. Sigurisht që nuk parandalojnë sëmundjet e zemrës apo kancerin. Problemi është se shpesh i këshillojë mjekët e tyre, të cilët mesa duket dinë shumë pak në lidhje me ushqimin.


Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka