Sëmundshmëria,
regjistër elektronik për pacientët

Sëmundshmëria,<br />regjistër elektronik për pacientët
TIRANE- Shumë shpejt të gjitha qendrat shëndetësore do të kenë gati regjistrin elektronik të pacientëve. Të dhënat e tyre nga gjeneralitetet e deri tek një numër identifikimi kanë filluar të hidhen on-line. Kjo sipas mjekëve do t'ju jap fund radhëve të gjata të pritjes së pacientëve që shkaktoheshin nga mos regjistrimi i tyre pranë mjekut të familjes dhe humbjes së të dhënave, ndërsa për qendrën shëndetësore do të sjellë një mirëmenaxhim të fondeve pasi do të dihet numri real i pacientëve për mjek/familje.

"Duke qenë se çdo mjek paguhet në bazë të banorëve që mbulon me shërbim, patjetër do të kemi edhe një menaxhim më të mirë të këtyre fondeve pasi mjeku do të paguhet n bazë të këtyre banorëve që vërtet mbulon. Shmang ndonjë sorollatje të pacientëve pasi tani me këtë regjistër, me një klikim të thjeshtë shihet se kush mjek e mbulon zonën e vet"- shprehen drejtuesit e qendrave shëndetësore. Por mjekët shprehen se në këtë proces kanë hasur edhe vështirësi. Përveç pastrimit të listave nga dublikatet e shumta, shumë qytetarëve si pasojë e lëvizjeve nga një zonë në tjetrën, identifikohen dhe regjistrohen me vështirësi.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë