Sërish gaz lotsjellës në Kuvend
Veseli: Do përdorim autoritetin

Sërish gaz lotsjellës në Kuvend<br />Veseli: Do përdorim autoritetin
KOSOVË- Tre partitë opiztare në Kosovë ia kanë dalë sërish të bllokojnë punën e Kuvendit. Pavarësisht masave të marra, duke filluar që nga kontrolli fizik i deputetëve në hyrje të Kuvendit, deputetët e vetëvendosjes kanë arritur të fusin brenda në kuvend gaz lotsjellës, e duke përdorur atë të ndërpresin seancën plenare. 

Të zgjedhurit e Vetëvendosjes kanë thënë se për të futur gazin lotsjellës në Kuvend janë ndihmuar nga Policia, e ndërsa në një deklaratë zyrtare kjo e fundit e ka mohuar këtë gjë. 
“Unë si kryetar i Kuvendit bashkë me Kryesinë do të përdorim të gjithë autoritetin tonë denjësisht për të siguruar punën normale në Kuvend”

Pas një mbledhje prej katër orësh të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u vendos që seanca të shtyhej. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit tha i ka cilësuar të papranueshme sjelljet e opozitës. 

Ai ka paralajmëruar se sjellje të tilla nuk do të tolerohen dhe se në Kuvend do të zbatohet rregullorja dhe ligji. Për ngjarjen e fundit Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet, e si në rastin e parë priten arrestime nga deputetët e vetëvendosjes. Tre partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë marrëveshjen me serbinë për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, si dhe marërveshjen me malin e zi për kufirin.
 
Reagimet
Ambasada e SHBA­ve në Prishtinë paralajmëron shtetasit e saj: Mos shkoni në sheshin “Nënë Tereza”

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka informuar shtetasit e saj se në bazë të raporteve të mediave, sot pritet të ndodhë një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në qendër të Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos afrohen në sheshin “Nënë Tereza”. Express ju sjell paralajmërimin e tyre: “Ambasada Amerikane në Prishtinë ka informuar shtetasit e saj se në bazë të raporteve të mediave, sot pritet të ndodhë një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në qendër të Prishtinës. Partitë politike në Kosovë do të demonstrojnë kundër marrëveshjeve të fundit politike. Deri tani është e panjohur se sa do të jetë numri i protestuesve. Personeli i ambasadës amerikanë është i “kufizuar” që të mos kaloj në sheshin “Nënë Tereza”. Demonstrata e mëparshme që u mbajtën me 12 tetor në qendër të Prishtinës, në sheshin Nënë Terezau bënë të dhunshme me policinë duke përdorur gaz lotsjellës dhe metoda të tjera për të shpërndarë demonstruesit. Protesta mund të bllokojë kryqëzimet kryesorë rrugore ose edhe të pengojnë transportin publik. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e demonstrimeve, dhe të ushtrojë kujdes nëse në afërsi të ndonjë turme të madhe. Edhe demonstratat që synojnë të jenë paqësore mund të kthehet konfrontuese dhe të eskalojnë në dhunë”. 

Policia: Nuk ndihmuam VV për të futur gazin lotsjellës
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se gazi nuk është futur në Kuvend me ndihmën e Policisë. Ai ka thënë se deklaratat e deputetit të VV­së, Glauk Konjufca janë të pavërteta dhe dezinformata. Siç ka thënë Kelani, këto deklarata kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin. Por, ai ka thënë se VV mund ta ketë mbledhur gazin që ka mbetur nga protestat e kaluara, që është përdorur nga Policia. Ai ka shtuar se ambalazhi i gazit është nga plastika dhe kjo është arsyeja që nuk është detektuar në skaner të Kuvendit. Por ai ka përjashtuar çdo mundësi që polica ta ketë furnizuar vetëvendosjen me gaz. “Nuk është e vërtetë që Policiaa e Kosovës i ka dhënë ose ka furnizuar ndokënd me gaz lotsjellës. Kjo është përpjekje për diskreditim të Policisë së Kosovës”, ka thënë Kelani për KTV­në. Konjufca:

Policia na ndihmoi ta fusim gazin në Kuvend Glauk Konjufca, kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se gazin e kanë futur në Kuvend më herët, dhe për këtë janë ndihmuar nga Policia e Kosovës, raporton Indeksonline. “Gazin e kemi futur më herët në Kuvend. Na ka ndihmuar Policia, ata na kanë furnizuar, pasi edhe ata e dinë se me këto marrëveshje po dëmtohet Kosova”, ka thënë Konjufca. Ai ka shtuar se kanë mjaftueshëm gaz për t`i bllokuar seancat. 

Seanca në masa të forta sigurie
Nën masa të shtuara sigurie dhe me tensionet evidente politike, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një prej seancave të rregullta. Megjithatë, mbajtja e kësaj seance është vënë nën pikëpyetje pas paralajmërimeve të opozitës se do ta bllokojë punën e Kuvendit, si dy tre seancat e mëparshme

Tre partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma për Kosovën e kushtëzojnë zhbllokimin e Kuvendit me tërheqjen e nënshkrimeve që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vënë në marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit ka bërë ashtu sikurse ka paralajmëruar, janë kontrolluar të gjithë deputetët në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, pas incidentit nga java e kaluar kur opozitarët kishin përdorë edhe gazin lotsjellës në sallën e kuvendit me qëllim që t’i ndërprisnin punimet.

Në rast të bllokadës së punës dhe incidenteve, kryesia ka paralajmëruar se do të shpallë pauzë dhe më pas do të merr vendim, të ndërpres seancën, të dërgoj policinë për të siguruar mbarëvajtjen e punimeve apo edhe të nxjerr deputetët opozitar jashtë sallës me anë të sigurimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror