Protestues 1: Ne kërkojmë sigurimet shoqërore të na paguhen, sepse pjesa më e madhe jemi në prag të pensionit. Neve na humbet cdo gjë po nuk morëm sigurimet shoqërore.
Protestues 2: Po bëjmë kohë që protestojmë për të njëjtat probleme. Të na jepen rrogat e prapambetura, të vihet uzina në punë sa më shpejt.
Protestues 3: Shteti ka përqindjen e tij te ndërmarrja, pse nuk zgjidh hallet, vetëm gënjen.
Për të marrë një përgjigje, se çfarë po ndodh me problemin e tyre, një përfaqësi e naftëtarëve kanë marrë takim me prefektin e qarkut Fier Baki Bala.
“Katër ishin shqetësimet tona, të na hapet zyra të na pajisin me dokumente për të aplikuar për statusin e naftëtarit. Ka hapur zyra në çdo kompani, vetëm te ne jo. Të na japin shkëputje, ose të na deklarojë që jemi në marrëdhënie pune apo s’jemi. Të sigurojnë rrogat e prapambetura dhe figuracionet që janë të pambyllura”, tha Bala.
Prej më shumë se një muaji punonjësit e sektorit të naftës në Fier e Ballsh janë ngritur në protesta, duke kërkuar pagat, sigurimet dhe rifillimin e punës. Nga protestat e deritanishme kanë arritur të marrin vetëm pagën e muajit nëntor, ndërsa një ditë më parë është bërë me dije se pritet një investitor I ri, I cili do ti jap zgjidhje situatës.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO






