Së shpejti mund të kemi një derbi
londinez mes vëllezërve Xhaka

Së shpejti mund të kemi një derbi<br />londinez mes vëllezërve Xhaka
Mesfushori kuqezi i cili aktivizohet te Baseli  në Zvicër, Taulant Xhaka, shumë shpejt mund të transferohet në kampionatin anglez.

Sipas raportimit të medieve angleze, një ofertë i është bërë nga skuadra e West Ham, e cila drejtohet nga kroati, Slaven Bilic, mesfushorit 25-vjeçar.

Bilic e ka shfaqur shpesh herë pëlqimin e tij për Xhakën, por këtë herë ka hedhur hapa konkret për të marrë shërbimet e mesfushorit kuqezi.

Nëse oferta e bërë nga skuadra londineze do të pranohet nga Xhaka, atëherë do të kemi mundësi t’i shohim më shpesh vëllezërit Xhaka të luajnë kundër njëri-tjetrit.

Dritarja e merkatos së janarit është shumë afër dhe duket sikur trajneri kroat i West Ham ka kërkuar ta shfrytëzojë për ta pasur lojtarin të gatshëm për vazhdimin e kampionatit.

Ende nuk janë bërë të njohura detajet e ofrtës që West Ham i ka bërë Xhakës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar