S&P’s: Shqipëria ende vend
i rrezikshëm për investime

S&P’s: Shqipëria ende vend<br />i rrezikshëm për investime
TIRANE - Agjencia Botërore e vlerësimit Standard&Poor’s parashikon se këtë vit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 1.5 për qind, një nivel ky më i ulët se parashikimi i Bankës Botërore dhe FMN-së.

Kompania prestigjoze e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë rikonfirmoi të martën vlerësimin B+ dhe këndvështrimin e saj afatmesëm si "stabël" për Shqipërinë në raportin e saj vjetor. Në një prononcim për mediat, zëvendësministri i Financave Nezir Haldeda tha se kompania rikonfirmoi vlerësimin e njëjtë për Shqipërinë si deri tani.

Por çfarë do të thotë “nota” B+, që mori Shqipëria nga Standard&Poor’s? Fatkeqësisht, vendi ynë vlerësohet ndër ato ekonomi të botës, ku investimi ende konsiderohet me një risk të lartë. Madje, vendet që janë në kategorinë B, ku përfshihet edhe Shqipëria, konsiderohen nga tregjet si vende, në të cilat nuk është e këshillueshme të kryhen investime, madje duke i cilësuar ato “kredi-plehra”. Po kështu, situata financiare në vendin tonë, sipas këtij vlerësimi, ndodhet në luhatje, duke ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo nuk do të thotë se askush nuk do të blejë eurobono, të lëshuara nga qeveria shqiptare apo se nuk do të investojë në privatizimet, etj. Por, si në rastin e Greqisë, investitorët do të kërkojnë një shpërblim më të lartë, pra edhe kostoja për shtetin shqiptar lidhur me shërbimin e këtij borxhi të ri do të jetë e lartë.


«NOTAT» VLERESUESE TE KOMPANISE «STANDARD & POOR’S» PËR EKONOMITE E VENDEVE TE NDRYSHME TE BOTES


Vende të pranueshme për investim

Vlerësimi    Arsyetimi

AAA            Ekonomitë me cilësi më të mirë, të besueshme dhe të qendrueshme

AA              Ekonomitë cilësore, por me risk më të lartë se AAA

A                Gjendja ekonomike mund të ushtrojë ndikim mbi financat

BBB           Vende me ekonomi mesatare, që janë të pranueshme për investime momentalisht


Vende të papranueshme për investim
(Vlerësimi “spekulative” ose “kredi-plehra”)

Vlerësimi     Arsyetimi

BB               Ndikohen më shumë nga ndryshimet ekonomike

B                 Situata financiare ndryshon në mënyrë të dukshme

CCC            Aktualisht të rrezikuara dhe në vartësi të kushteve të favorshme ekonomike për të plotësuar detyrimet e tyre

CC              Shumë të rrezikuara, bono tepër spekulative

C                Tepër të rrezikuara, ndoshta në falimentim ose në kushte të vonesave në pagesën e detyrimeve

CI                Kanë kaluar borxhin tek interesat

R                Nën mbikëqyrje rregulluese për situatën financiare

SD              Disa detyrime financiare nuk i kanë plotësuar

D                Nuk janë treguar korrekte me detyrimet dhe mendohet se nuk do të jenë korrekte me pjesën më të madhe, ose me të gjitha detyrimet

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive