S’e marrin përsipër, gjykimi
ndaj Dajtit do vijojë pa avokat

S’e marrin përsipër, gjykimi <br />ndaj Dajtit do vijojë pa avokat
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda zhbllokon procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Dritan Dajti dhe vendos të vazhdojë gjykimin me pyetjen e dëshmitarëve.

Trupi gjykues në kryesimin, Idriz Milkurti, vendosi në seancën e stome pas një këshillimi prej 1:30 minunta të vazhdojë gjykimin ndaj Dajtit në mungesë të avokatit mbrojtës, pasi kjo situatë vjen si pasojë e sjelljes penguese që bën i pandehuri.

Sipas Milkuritit, gjykata ka ezauruar të gjitha mundësitë ligjore që Dritan Dajti të ketë mbrojtjen ligjore, por është ky i fundi që seancë pas seance refuzon.

Ndërkaq në seancën e nesërme gjykimi do të vazhdojë me pyetjen e 6 dëshmitarëve, të cilët pritet të sillen në gjyq nga policia e shtetit nëse do ngurojnë të paraqiten me vullnetin e tyre.

Vetë i pandehuri nuk bëri asnjë koment për sa i përket vendimit të gjykatës ku në përfundim të seancës kërkoi një kopje të procesverbalit të zhvillimeve të sotme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët