S’importoi energjinë e nevojshme
ERE 430 mln lekë gjobë CEZ-it
Kompania CEZ Shpërndarje gjobitet me 430 milionë lekë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për mos prokurim të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me dt. 11 shtator, por sot është zbardhur i plotë.
TIRANE - Kompania CEZ Shpërndarje gjobitet me 430 milionë lekë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Vendimi është marrë me dt. 11 shtator, por sot është zbardhur i plotë.
Sipas vendimit të Entit Rregullator ndëshkimi me gjobë ndaj CEZ është marrë në masën 1 % të të ardhurave vjetore të vitit paraardhës, që i korrespondojnë vlerës 430 milionë lekë për mos prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e të gjitha humbjeve në sistemin e shpërndarjes për vitin 2012.
ERE ka ngarkuar Drejtorinë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë CEZ Shpërndarje lidhur me Vendimin e Bordit të Komisionerëve.
Fakti që nuk është importuar sasia e duhur e energjisë ka vënë në vështirësi sistemin energjetik shqiptar, situatë që duket se rrezikon seriozisht furnizimin e popullatës me energji elektrike.
Nga ana tjetër kompania CEZ Shpërndarje ka bërë të ditur se rreth një muaj më parë është gjobitur nga Drejtoria e Tatimeve me një vlerë prej 4 miliardë lekësh, me pretendimin se nuk ka faturuar tatimin mbi vlerën e shtuar si dhe taksën mbi të ardhurat për energjinë.
CEZ deklaron se ka paguar 50 % te këtij detyrimi, gjë që ka vënë në vështirësi financiare kompaninë, pasi këto para do të përdoreshin për importin e energjisë.
Sipas CEZ, nëse nuk ka rishikim të gjobës së mbetur, atëherë gjendja financiare e kompanisë do të rëndohet, gjë që do të ndikojë dretpërdrejt tek investimet. Në këto kushte gjendja në të cilën ndodhet sistemi energjetik shqiptar paralajmëron për një krize energjie për muajt në vijim.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta
25 Nëntor, 18:35
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
25 Nëntor, 18:08
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi
25 Nëntor, 17:59
-
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 17:53
-
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
25 Nëntor, 17:44
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31