Etno Engjujt kanë zgjedhur zërin e Shelia Haxhirajt për të sjell një këngë, duke dalë nga korniza e tyre.
Në një intevristë për “Shqiptarja.Com”, Shelia rrëfen bashkëpunimin me grupin Etno Engjujt, një dëshirë e kahershme e dy palëve, një bashkëpunim i parë që është dhe një fillim i mbarë për të, si dhe pasionin e saj për muzikën.
Kënga e shoqëruar me klip, këtë hera ka sjell grupin Etno, ndryshe nga çfarë jemi mësuar duke i parë.
Këtë herë ata kanë zgjedhur një stil rege për të sjellë klipin.
Këngëtarja Sheila Haxhiraj, në klip shfaqet seksi duke ekspozuar trupin e saj dhe format e tonifikuara, duke u komentuare dhe për hiret e saj të bukura.
“Mëngjesi im”, është kënga juaj më e re në bashkëpunim me grupin Etno Engjujt. Si lindi ideja e këtij dueti?
Ishte dëshira e të dy palëve për të patur një bashkëpunim. Ky projekt ishte menduar kohë më parë dhe tani erdhi momenti i realizimit.
Është hera e parë që vini në duet dhe si e shikoni këtë ftesë në stadin e karrierës tuaj në muzikë?
Mendoj që është një fillim i mbarë i bashkëpunimit tim me grupin Etno Engjujt.
Një klip provokativ, a është kaq provokative Sheila dhe në jetën e përditshme?
Jo nuk jam ajo natyrë provocative në jetën e përditshme, ndërsa në klip duhet ti përshtatem fabulës së këngës.
Në klipin e kaluar, shfaqesh thuajse nudo e lyer me ngjyrë të zezë. Jeni kritikuar për këtë skenë...?
Kur realizohet një gjë e re dhe e veçantë gjithmonë ka polemika, disa e pëlqejnë disa jo. Megjithatë mund të them që klipi në përgjithësi është pëlqyer, ato ‘kritikat’ e vogla le të themi janë të papërfillshme. Ka plot klipe ku edhe pse janë ‘të veshur’ duken krejt nudo, ndërsa ai punim artistik në trupin tim, dukej si një skulpturë e bukur.
Të jesh ndryshe, do të thotë të provokosh fansat duke goditur me skena apo veshje thuajse topless. Është zgjedhja juaj?
Të jesh ndryshe, do të thotë që të tentosh të bësh diçka të veçantë dhe të bukur artistikisht, kjo varet nga këndvështrimet e njerëzve.
Deri ku do të arrijnë zhveshjet e tuaja në skenë?
Gjithçka brenda kornizave të mia.
Edhe pse e re në moshë, kënga duket se ju ka lidhur shumë pas vetes. Me çfarë po merreni momentalisht veç muzikës?
Po e kam thënë gjithmonë dhe e them, pasioni im është muzika, aktualisht jam studente e drejtësisë në UET.
Si ka qenë sezoni i verës për ju?
Sezon pushimesh, punë, realizim projektesh. Gjithçka ngelet për tu parë në vazhdim.
Mendoni se keni arritur një emër në muzikë apo kërkoni akoma më shumë nga vetja?
Të thuash të kesh arritur emër është shumë, sepse karriera ime muzikore është në fillimet e veta, por që fillimi im ka qenë i suksesshëm dhe emri im ka mbetur si fituesja e ‘X Factorit’ të parë në Shqipëri. Të dalësh nga një format për talente do të thotë shumë, cila është skena e ëndrrave tuaja? Pse jo, të jem pjesë e skenave ndërkombëtare(qesh). Shpresa vdes e fundit.
Cilat janë projektet tuaja gjatë këtij viti?
Disa projekte të reja në lidhje me muzikën do të vijnë në vijim.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)