Ndryshe nga vitet e kaluara ministria e Drejtësisë vjen këtë fundvit me një vendim ndryshe për të dënuar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të dënuarit. Në një prononcim për media, Gjonaj deklaroi se s’do të ketë amnisti për vitin 2017. Ndër të tjera, ministrja dha një lajm të keq për gjithë personat e dënuar për dhunë në familje, teksa theksoi se për ta nuk do të ketë amnisti, edhe nëse ajo do të vijojë në vitet e ardhshme.

Plot 731 të dënuar lanë qelitë në janar
Në fillim të vitit 2017 ministria e Drejtësisë njoftoi lirimin e 731 të dënuarve që përfituan nga aministia e miratuar në fund të vitit 2016. Mes tyre kanë përfituar vetëm 10 gra e 4 fëmijë. Në burgun e Fierit janë liruar të amnistuarit e parë ndërsa procesi ka vijuar, edhe nga qelitë e Tiranës, Fushë-Krujës Drenovës dhe Peqinit. Vonesa ka pasur rreth 2 orë në burgun e Shën Kollit, por më pas gjithcka vijoi normalisht. Të dënuarit e parë që kanë filluar të lënë qelitë në janar të 2017 janë gratë dhe burrat e moshuar ndërsa më pas do të lirohen të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Mes të liruarve nga amnistia është edhe ish-Prokurori Haxhi Giu, nga burgu i Peqinit i cili ishte dënuar me 2,4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Me rastin e kësaj dite, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjodhi Burgun e Grave tek “Ali Demi” në Tiranë per te dhene mesazhin e tij mbi te liruarit nga amnistia. Nga ky burg janë liruar 10 gra.

Inspektimi në burgje
Ministrja e Drejtësisë, Etilinda Gjonaj, ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën kaotike të krijuar nga reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë prej dy ditësh pa ndërprerje. Në një lidhje telefonike për “Report Tv”, ministrja Gjonaj tha nga Fushë-Kruja se situata në burgje është në gjendje të mirë. Sipas saj, janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të dënuarve nga përmbytjet në të gjithë vendin. “Janë marrë masa për përballimin e situatës emergjente. Erdha në Fushë-Krujë për të parë si janë marrë masat dhe si po zbatohen”-tha Gjonaj. 

Padyshim, pas informacioneve për reshjet kemi marrë masat së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është ngritur një shtab në këtë drejtori, si dhe është përgatiti një plan masash për të gjitha institucionet. Mjetet janë në gatishmëri, ushqime, pajisja me mjete. Në Fushë Krujë situata është në gjendje të mirë, s’ka asnjë lloj përmbytje në asnjë lloj aspekti dhe për më tepër sa i përket jetës së të dënuarve.

d.c./shqiptarja.com