Kosova nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit në fund të qershorit, ashtu siç ishte parashikuar.

Kjo vjen pasi disa vende anëtare të Bashkimit Europian mendojnë se edhe Serbia duhet të përfitojë diçka nëse Kosovës i ofrohet një marrëveshje e tillë.

Sipas mediave kosovare, fakti që takimi i radhës mes kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafa do të jetë në fund të qershorit, tregon se Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit nuk do të nënshkruhet këtë muaj.

Afati i radhës mund të jetë muaji tjetër, megjithëse ka mendime se kjo mund të ndodhë edhe pas pushimeve verore.
 
Mediat kosovare e shohin këtë zgjatje kohore si një presion nga Bashkimi Europian për formimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)