Odessa Swarts ishte një atlete e shquar në rininë e saj, por aparteidi në vendin e saj të lindjes, në Afrikën e Jugut e mbajti atë larg konkurrimit. Por falë djalit të saj ajo tashmë ka shijuar lavdinë e Lojërave Olimpike.

Wayde van Niekerk, 24 vjeç ka thyer rekordin botëror të garës 400 metra për meshkuj duke fituar medalje të artë në “Rio 2016”.  Ai ka thyer rekordet e vendosura në 2008-ën dhe 2012-ën me një garë të përfunduar për 43,03 sekonda.

Sapo sportisti ka kaluar vijën e finishit komentatori i NBC, Tom Hammond e ka vendosur fitoren e tij në kontekst duke thënë se Niekerk tashmë dërgon në shtëpi një medalje që do ta gëzojë nënën e tij e cila ishte atlete ndërkombëtare, por që ju mohua mundësia të konkurronte në Olimpiadë për shkak të aparteidit në Afrikën e Jugut.

Wayde van Niekerk

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com