TIRANE- Pas monitorimit të aktivitetit minerar në vend, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore ka marrë një sërë masash në zbatim të legjislacionit në këtë sektor. Kështu, për shkak të mospërmbushjes së detyrimit për depozitimin e garancisë për rehabilitimin e mjedisit janë propozuar për revokim 182 leje minerare, ndërsa janë revokuar 90 prej tyre. Sipas një njoftimi për mediat të AKBN “shuma e papaguar për garancinë e rehabilitimit të mjedisit ishte mbi 2 milionë dollar (gjatë 2 muajve të fundit të vitit 2013 është bërë arkëtim mbi 1.3 milionë dollarë në buxhet)”.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore sqaron gjatë vitit 2014, subjektet që ushtrojnë aktivitetin minerar në vendin tonë kanë përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë këtij institucioni. Ndërsa shton se janë marrë masa deri në pezullim aktiviteti ndaj subjekte minerare të cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike
“Duke e krahasuar me vitin 2013, ku shifrat ishin ne nivelet e 38% raportim për te gjithë vitin, deri ne Shtator te vitit 2014, 74% e subjekteve kane dorëzuar pranë strukturës përkatëse AKBN dokumentacionin për Planin Vjetor te punës. Duhet theksuar se një përqindje e konsiderueshme e këtyre subjekteve kane realizuar edhe pagesën e garancisë se rehabilitimit për vitin 2014”, thuhet në njoftimin e AKBN.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com