TIRANE- Shoferët e autobusëve urban qytetas kanë organizuar dje një protestë që ka zgjatur për rreth 45 minuta, duke pezulluar lëvizjen e linjave urbane në Tiranë. Qytetarët janë detyruar të zbresin dhe ta vazhdojnë lëvizjen në këmbë. Kjo protestë ka krijuar vonesa në lëvizjen e qytetarëve, të cilët janë zbritur ose kanë mbetur të bllokuar dhe pa lëvizur për më shumë se gjysëm ore në autobuzët e linjave urbane. Shkak për këtë protestë është bërë mos marrja e rrogave nga ana e punonjësve të transportit urban, shoferëve dhe fatorinove për disa muaj me rradhë.
Shqiptarja.com ka bërë të ditur më shumë se një muaj më parë që shoqëria e transportit urbanë po i paguan fatorinot me abone. Fatorinot në këmbim të rrogës marrin një numër të caktuar abonesh të cilat janë të detyruar t’i shesin për të nxjerrë rrogën e tyre, pasi shoqëria e transportit urban nuk ka para për të pagur punonjësit. Për këtë është kërkuar disa herë rritja e çmimit biletës së urbanëve në 70 lek. Por kjo kërkesë edhe pse ka dy vjet që është paraqitur për të disatën herë, deri tani nuk është marrë parasyshë. Protesta e sotshme nuk ishte lajmëruar më parë dhe ishte e paligjshme pasi pengonte transportin publik. Shoqata e transportit publik në mungesë të parave për të paguar punonjësit është e detyruar të kërkojë rritje të çmimit të biletave të urbanit.
Kjo gjendje ekonomike vjen për shkak të rritjes së çmimit të karburantit por edhe për shkak të abuzimeve që fatorinot kryejn shpesh me biletat duke ju dhënë qytetarëve vetëm një pjesë të biletës dhe jo një biletë të plotë. Shpesh një biletë e vetme ndahet në 3 persona, duke iu ofruar qytetarëve edhe pjesën e kontrollit të bilëtë. Në këtë mënyrë shoqëria e transportit urban nuk i merr të plota përfitimet e lëvizjes së mjetit të transportit. Rritja e çmimit të biletës do të sillte pakënaqësitek qytetarët të cilët janë të detyruar të përballojnë koston e latrë të lëvizjeve brenda qytetit.
Të gjitha këto bien mbi kurrizin e qytetarëve të Tiranës, të cilët gjatë një dite mund t’i pwrdorin disa herë linjat urbane brënda qytetit. Qe rritja e kostos të mos prekë çmimin aktual të biletës dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët është e nevojshme që të subvencionohet ky shërbim dhe të aplikohen praktika lehtësuese për operatorët e transportit publik.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com