Sa detyrime paguajnë
deputetët tanë nga rroga
Paga mujore bruto e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është 156,770 lekë.
TIRANE- Nëse do të zbriten të gjitha detyrimet, që duhen paguar sipas ligjit, paga mujore neto e një deputeti shkon në 119,639 lekë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, shpjegon se si llogariten rrogat e përfaqësuesve të qytetarëve shqiptarë.
TatimiDuke qenë se deputetet marrin një rrogë bruto mbi 130,000 lekë në muaj dhe duke marrë parasysh sistemin progresiv të taksimit, që u miratua nga Qeveria e majtë në fillim të vitit, tatimi mbi të ardhurat për deputetët është si më poshtë: shuma 13,000 plus 23% e diferencës ndërmjet pagës bruto dhe shumës 130,000 lekë. Si rrjedhojë, deputetët tatohen me shumën 19,157 lekë në muaj. E thënë ndryshe, “baballarët e kombit” tatohen 6,157 lekë më shumë, mbi të ardhurat e tyre, sesa në kohën e administratës “Berisha”, kur në fuqi ishte taksa e sheshtë 10%.
SigurimetSigurimet shoqërore të deputetëve kapin vlerën e 9,038 lekëve në një muaj. Kjo llogaritet si 9.5% e pagës maksimale për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore, e cila, në bazë të legjislacionit aktual, është 95,130 lekë. Për më tepër, për efekt pensioni, deputetët paguajnë edhe një detyrim suplementar, i cili është 4% e pagës mujore bruto, pra që kap vlerën e 6,271 lekëve. Përsa u përket sigurimeve shëndetësore, deputetet paguajnë 1.7% të pagës së tyre mujore bruto, dhe kjo kap shifrën e 2,665 lekëve.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11