Sa do jetë masa e ndihmës
ekonomike, familjet që përjashtohen

Sa do jetë masa e ndihmës<br />ekonomike, familjet që përjashtohen
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për mënyrën se si do përcaktohen kriteret e ndihmës ekonomike. Gjithashtu pjesë e këtij vendimi është edhe masa e ndihmës ekonomike që do përfitojë çdo familje apo aplikues.

Pavarësisht nga përbërja e saj, masa maksimale e plotë e ndihmës ekonomike për familjen nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 lekë në muaj. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh është:

a) për trinjakë, 3000 lekë për çdo fëmijë
b) për katërnjakë, 4000 lekë për çdo fëmijë
c) për pesënjakë, 5000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në moshën 18 vjeç. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.

Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore, është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.

Masa e ndihmës ekonomike për çdo jetim është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre. Masa e ndihmës ekonomike për familje llogaritet: 1800 lekë për anëtarin e parë të familjes sipas renditjes në certifikatën familjare.

1260 lekë për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç.
900 lekë për anëtarët që janë në dhe nën moshën 18 vjeç.

Kur në përbërjen e strukturës së familjes, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar.

Për rastet kur familja e përzgjedhur për të përfituar ndihmë ekonomike, është e përbërë vetëm nga një anëtar, i cili është mbi moshë punë masa e ndihmës ekonomike është 2.600  lekë. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor.

Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer. Për bashkëshortët në proces zgjidhje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes.

Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuar, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

Administratori shoqëror verifikon situatën social-ekonomike të familjeve në nevojë brenda 3 muajve kur futen për herë të parë në skemë si dhe dy herë në vit për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, dhe hedh në Regjistrin elektronik të dhënat e marra nga intervistimi dhe verifikimi i situatës social ekonomike.
 
Përjashtohen nga ndihma ekonomike
Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë 6-mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë.
b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda një afati 10 ditor nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesit e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme si shëndetësore dhe fatkeqësi.
c) Refuzon verifikimin e situatës social ekonomike në familje.
ç) Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë mbi të dhënat e kërkuara.
d) Nuk deklaron ndryshimet e situatës social ekonomike në deklaratën e paraqitjes çdo tre muaj të familjes. dh) Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional ose refuzojnë ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit.
e) Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë, pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve kur rezultojnë taksapagues pranë pushtetit vendor për tokën bujqësore në pronësi/ përdorim.

Aplikimi
Familjet dhe individët në nevojë aplikojnë për ndihmë ekonomike përmes administratorëve shoqërorë në bashkitë/njësitë administrative në të cilën ata janë të regjistruar brenda 10 ditëve të para të muajit. Çdo aplikim i hedhur pas kësaj date, nuk do të ndjekë proçedurat për të përfituar ndihmë ekonomike për muajin aktual, por do të mbarten në listën e muajit pasardhës. Aplikojnë për ndihmë ekonomike kryefamiljari i familjes/anëtari madhor së bashku me bashkëshorten kur ka bashkëshorte, të cilët plotësojnë dhe nënshkruajnë aplikimin për familjen. Bashkëshortja është përgjegjëse për tërheqjen dhe marrjen në dorëzim të përfitimit të ndihmës ekonomike. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon, të drejtën e tërheqjes së ndihmës ekonomike e ka kryetari i familjes/anëtari madhor. Kryefamiljari dhe bashkëshortja mund të plotësojnë aplikime të veçanta nëse ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë. Familjet aplikuese/individët plotësojnë dokumentacionin për përfitimin e ndihmës ekonomike sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”. Aplikuesit duhet të shoqërojnë aplikimin e tyre me fotokopje të kartave të identitetit të aplikuesit dhe të anëtarëve të tjerë të familjes në moshë madhore të cilët janë pajisur me kartë identiteti. Administratori, në prani të bashkëshortëve interviston aplikuesin dhe plotëson formularin e aplikimit për ndihmë ekonomike, sipas vendimit nr. 955, datë 7.12.2016, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, që përmbledh informacionin mbi: i) demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; ii) llojin e banesës; iii) pasuritë/asetet familjare; iv) të ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera. Aplikuesi e kontrollon aplikimin për të konfirmuar se informacioni është i saktë. Nëse aplikuesi nuk bie dakord me informacionin, kërkon që administratori shoqëror ta ndryshojë informacionin për të cilin ai pretendon se nuk përputhet me deklarimet e tij/saj. Në përfundim, aplikuesi nënshkruan aplikimin.
 
Ndihma
Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në moshën 18 vjeç. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore
 
Formula
Masa e ndihmës ekonomike llogaritet: 1800 lekë për anëtarin e parë të familjes sipas renditjes në certifikatën familjare. 1260 lekë për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç. 900 lekë për anëtarët që janë në dhe nën moshën 18 vjeç.
 
Rastet
Për bashkëshortët në proces zgjidhje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar