Është e gjitha çështje…limitesh.
Është kënaqësi të lexosh një lajm të tillë, por në të njëjtën kohë, ta interpretosh si një fitore partiake është thjesht e mjerueshme. Propozimi i një task force të Kasketave Blu për kulturën është diçka kaq e dukshme, banale dhe normale, sidomos përballë barbarive të atyre që shkatërrojnë monumentet për t’i shitur për qindraka dhe për të blerë armë me ato para, askush nuk duhet të krenohet me të.
Duhet të pyesim veten në fakt pse brenda disa institucioneve botërore nuk janë krijuar mekanizmat për mbrojtjen e traditave dhe të ardhmes së tërë botës.
Shto edhe faktin që aprovimi i propozimit italian nga ana e Unescos shihet si një fitore politike jo vetëm që të bën të qeshësh por edhe të reflektosh. Në një vend ku e majta feston si një fitore të sajën politike atë që ka ndodhur në OKB, tregon qartazi se në Itali ekziston një boshllëk jo vetëm kulturor por edhe politik.
Në fakt, duhet konstatuar se në Itali ka një mungesë totale të një të djathte intelektualësh efiksa dhe efiçentë, ashtu si dhe një e djathtë sociale garantuese e njëfarë trashëgimie dhe kundërshtuese e zgjerimit joproduktiv katokomunist.
Duhet thënë se e majta italiane e ka kuptuar më së miri se “formimi dhe informimi” ecin në një hap ndërkohë që për të djathtën tonë kultura ka qenë gjithmonë e lidhur me mirëmbajtjen e traditës, ose më saktë zakoneve dhe identiteti lokal.
Pikërisht për këtë në Itali të jesh i lidhur me traditën do të thotë të jesh i djathtë dhe nëse propozon inovacionin i bie të jesh progresistë ose i majtë.
Por tradita dhe inovacioni janë fytyrat e së njëjtës medalje: kreativitetit. Dhe siç pohon shpesh ambasadori Giulio Prigioni, pa kreativitet asnjë ide nuk mund të shndërrohet në një realizim konkret.
Derisa dy pjesët sociale në Itali do të vijojnë në krijimin e ndarjeve, e djathta e lidhur me traditën dhe e majte me inovacionin, italianët krijues do të gjejnë hapësirë në realizimin e dimensionit të tyre gjenial vetëm jashtë vendit.
Gjëja personalisht nuk më tremb, sepse bota është një e gjitha dhe për të rinjtë tanë kufijtë janë thjesht ide gjeografike që po perëndojnë dalëngadalë, në emër të një globalizimi gjithmonë e në rritje. /Tema/
/Shqiptarja.com