Sa herë në javë bëjnë seks
çiftet e lumtura? Rrallë e për mall

Sa herë në javë bëjnë seks<br />çiftet e lumtura? Rrallë e për mall
Çiftet më të lumtura bëjnë seks NJË herë në javë. Hiqni dorë nga besimi se një jetë seksuale si nëpër filma, me akrobacira në shtrat dhe stile që as Batmani dhe Supermeni bashkë nuk do të arrinin t’i bënin, sjellin një marrëdhënie të shëndoshë.

Një studim i ri i kryer në më shumë se 30,000 çifte heteroseksuale në Amerikë, doli në përfundimin se një çift lumturisht i dashuruar ka nevojë për romancë dhe intimitet një herë në javë.

Sidoqoftë kjo NUK do të thotë t’i bëni dalje jetës tuaj seksuale, të mbathni pizhamat tuaja më të rehatshme dhe t’i kaloni netët duke parë filma apo duke ngrënë makarona si të mos kishte të nesërme.

Studiuesit vënë theksin në rëndësinë e intimitetit, ndërsa është në dorën tuaj ta ruani nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, përkëdheljeve apo komunikimit të vazhdueshëm gjatë ditës.

Deri më sot ‘seksi i shpeshtë ka nënkuptuar lumturi më të madhe’, por ky fakt bie poshtë, sepse seksi i mirë një herë në javë sjell harmoni dhe intimitet në çift.
seksi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve