Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 800,000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e vetëvrasjes dhe ka shumë më tepër tentativa. Vetëvrasja është një fenomen global, e përhapur në të gjithë botën. Afërsisht 3000 persona sipas OBSH-s vdesin çdo ditë si pasojë e vetëvrasjes. Për çdo person që kryen një vetëvrasje, 20 apo më shumë tentojnë një gjë të tillë. Kështu, disa milionë njerëz preken apo përjetojnë eksperienca të lidhura me të çdo vit.
Vetëvrasja përbën ndër arsyet kryesore të vdekjes në moshën 15-29 vjeç. Gjithsesi vlerësohet që shifrat të jenë shumë më të larta për shkak të stigmës së lidhur me vetëvrasjen, mungesën e besimit në procedurat për regjistrimin e vdekjes si dhe sanksionet ligjore dhe fetare ndaj vetëvrasjes në disa vende.
/Shqiptarja.com