Sa kafe dëmtojnë shëndetin?

Sa kafe dëmtojnë shëndetin?
Shkencëtarët spanjollë para pak kohësh kanë dalë në përfundim që deri në gjashtë filxhanë me kafe në ditë, me ose pa kafeinë, nuk e shkurtojnë jetëgjatësinë. Ata në revistën “Annals of Internal Medicine” kanë publikuar rezultatet e studimit për lidhjen mes konsumimit të kafesë me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, kancerit ose sëmundjeve të tjera.

 Të anketuarit kanë qenë pjesëmarrës të dy studimeve të mëdha (Health Professionals Folloë-Up Study i Nurses’ Health Study), në të cilat kanë marrë pjesë 43 mijë meshkuj dhe 84 mijë femra.

Gjendja e tyre shëndetësore dhe shprehitë jetësore janë vëzhguar për disa vite, në rastin e femrave prej vitit 1980 deri në vitin 2004, ndërsa të meshkujt prej vitit 1986 deri në vitin 2004. Për çdo vit ata kanë plotësuar një pyetësor në lidhje me shprehitë në të ushqyer, duke përfshirë edhe konsumimin e kafesë, duhanit dhe gjendjen shëndetësore.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK