Sa kafe duhet të pish në ditë që të
jesh i mbrojtur nga kanceri i mëlçisë?

Sa kafe duhet të pish në ditë që të<br />jesh i mbrojtur nga kanceri i mëlçisë?
Sipas një studimi të bërë së fundi dhe të drejtuar nga Oliver Kennedy, në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe, thuhet se të pish pesë filxhanë kafe në ditë, ose më shumë, mund të përgjysmojë rrezikun për kancer në mëlçi.

Ndërkohë që vetëm një filxhan kafe në ditë e redukton me një të pestën rrezikun e këtij tumori, thuhet në studimin e professor Kennedy-t.

Studiuesit kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2 milionë persona (të përfshirë në total, 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 %, por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut, por mund të ketë dëmtime të tjera, si për shembull hipertension.

Mbrojtja nga kanceri në mëlçi me anë të konsumimit të kafesë ndodh pasi përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol mbrojtës në mëlçi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë