Sa kalori duhen hequr për të jetuar më gjatë

Sa kalori duhen hequr për të jetuar më gjatë
I pari ishte Ekiken Kaibara, mjek dhe filozof japonez që jetoi në vitet 600-700. Ai shkruajti se për të jetuar gjatë duhet të jemi të moderuar në tavolinë: shumë oriz, vetëm perime të stinës, pak mish, kurrë mos ha më shumë seç duhet. Kaibara jetoi deri në moshën 84-vjeçare, moshë e konsiderueshme për ato vite dhe kishte të drejtë.

Studimet e fundit që do të diskutohen në Venezia gjatë konventës “The Future of Science”, dedikuar “Sekretet e jetëgjatësisë”, duket se i japin të drejtë dhe na ftojnë të ndërpresim kaloritë për të jetuar më gjatë dhe pa u sëmurur.

Luigi Fontana, i Divizionit të Gjeriatrisë dhe shkencave ushqyese në Qendrën për Ushqyerjen Njerëzore të Washington University në St. Louis, prej vitesh studion efektet e dietës në plakjen te njeriu dhe thotë: “Në vitet e shkuara, kërkimet duket se japnin shenja relativisht të qarta: më pak kalori është e barabartë me shtimin e mbijetesës dhe zvogëlimit të sëmundjeve kronike. Pjesërisht kështu është, por sot dimë që kjo punë është më komplekse në kafshët e përdorura për eksperiment, e akoma më shumë te njeriu. Për shembull, është parë që për disa lloje minjsh, një zvogëlim kalorish me rreth 40% është shumë dhe provokon efektin e kundërt, ndërsa për të tjerët është efektive. Pra nuk dimë akoma sa kalori duhet të hiqen për të parë një efekt në jetëgjatësinë e kafshëve, aq më pak për të dhënë rekomandime për njeriun. Për disa prej nesh, 20% kalori më pak mund të jetë shumë, për të tjerë mund të mos jetë e mjaftueshme”.

DHJAMI ABDOMINAL
Mund të mjaftoi shpërthimi i një geni të veçantë për të bërë consumimin specific të ushqimeve të pakëshillueshëm për një person: organizmi është një sistem kaq i komplikuar që të përgjithësosh është zvogëlim dhe shpesh e padrejtë. “Megjithatë është e sigurtë që duhet të qendrojmë të dobët e mbi të gjitha me bark të sheshtë për të qenë në shëndet e për të jetuar gjatë", rekomandon Fontana.

Ndërsa shton "Nuk duhet lejuar grumbullimi i dhjamit në nivelin e abdominalit sepse shtresa dhjamore rreth belit është ai më i keqi. Ai çliron molekula që favorizojnë acarimin dhe janë të përfshira në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetin dhe tumorin”.

Fontana po drejton një kërkim mbi disa vullnetarë dhe të dhënat e marra deri tani tregojnë se si ulja e kalorive në tavolinë, të çon në një profil kardiovaskular më të mirë.

“Ulet kolesteroli dhe trigliceridet, grada e acarimit është e ulët, karotidet janë më të pastra dhe zemra më elastike në krahasim me subjektet e moshës së njëjtë që nuk ulin nivelin e kalorive të marra. Kjo do të thotë që është një mbrojtje e sigurtë nga sëmundjen kardiovaskulare. Kemi ndërmarrë edhe biopsi muskulore tek 56-vjeçarët në ndërprerje të kalorive për t’i krahasuar me shtresën muskulore të marrë nga bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk ishin në dietë dhe nga 30-vjeçarët e shëndetshëm. Zbuluam se kemi shumë rrugë metabolike dhe shprehi të qindra geneve sepse qelizat e perceptojnë modifikimin e dietës dhe largohen drejt funskioneve anti-plakje. Muksuli i një mashkulli të moshës së mesme në frenim kalorish, ngjason shumë me atë të një personi 20 vjet më të ri”.
 
Pra, mbase të hash pak, nuk të siguron se do të shkosh 100 vjeç me siguri. As nuk dihet se sa duhet të ulim sasinë e kalorive ditore për të zgjatur jetën, por duket se moderimi në tavolinë (bashkë me aktivitetin fizik) është një siguri për një plakje të gjatë e pa sëmundje.

Ama kujdes se sa e tërhiqni litarin: ndalimi ekstrem i kalorive mund të ketë efekte serioze anësore, duke nisur nga humbja e ciklit menstrual të femrat, steriliteti, deficit imunitar dhe osteoporoza.

“Kush do t’i nënshtrohet një regjimi të frenimit të kalorive duhet të ndiqet nga një specialist, nëse nuk do të ketë probleme”, përfundon Fontana.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre