Sa kushton fjala e lirë sot në Rusi? Bllokimi i mediave të pavarura dhe alternativat që përdorin njerëzit për informacionet të pa censuruara

Sa kushton fjala e lirë sot në Rusi? Bllokimi i mediave të pavarura dhe alternativat që përdorin njerëzit për informacionet të pa censuruara

Nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia solli një situatë të paprecedentë në mediat ruse. Ato janë gjithmonë e më shumë të kufizuara në raportimet e ngjarjeve mbi zhvillimet e lutës , ndërkohë shumica e mediave të pavarura ose janë bllokuar ose janë kufizuar dhe  shumë  prej tyre kanë vendosur të vetë censurohen.

Pavarësisht situatës së rëndë në të cilën gjenden mediat ruse ditën e sotme, në Rusi është ende e mundur të merren informacione të pa censuruara edhe pse e vështirë e tepër e rrezikshme.

Për shumicën e rusëve, televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve, ai kontrollohet fort nga Kremlini i cili shpërndan gjerësisht te publiku propagandën e pamëshirshme të luftës. Në raportimet e tyre thuhet se ukrainasit hedhin granata nëpër qytetet dhe trupat ruse paraqiten si çlirimtare e heroike.

Fakti që shumica e rusëve janë të prirur për të dëgjuar lajmet televizive do të thotë se ata janë të prirur të dëgjojnë mesazhet e Kremlinit e për më tepër dhe t’i besojnë ato. Shumica e mediave sikurse dihet tashmë, janë në pushtetin e Putinit për lajmet që ato zgjedhin të transmetojnë.

Një ndër gazetat ruse e njohur si më e pavarura në raportimet e saj për gati 29 vjet është gazeta “Novaya Gazeta” , e cila edhe pse ka luftuar fort për 29 vitet e saj mesa duket as ajo nuk i shpëtoi presionit të Kremlinit. Më 28 mars, pasi mori paralajmërimin nga Mbikëqyrshi Rus i Medias Roskomnadzor, ajo vendosi të pezullonte  funksionin e saj.

Shumica e faqeve botërore të internetit që janë dhe të pavarura e të paanshme si Facebook, Instagram dhe Twitter janë sot ose të bllokuara ose të kufizuara në veprimtarinë e tyre.

Edhe pse në një situatë të vështirë censure, mbase nuk është plotësisht e pamundur marrja e informacioneve reale, pasi teknologjia i ofron disa hapësira.

Deri më tani, kushdo që jeton në Rusi dhe është i zoti me kompjuterët dhe telefonat inteligjentë, ai detyrimisht do të jetë i njohur me mjete të tilla si për shembull rrjetet private virtuale (VPN), të cilat ndihmojnë për të anashkaluar kufizimet e vendosura.

Këto rrjete private ende nuk janë të jashtëligjshëm në Rusi, dhe së fundmi po përdoren gjerësisht nga miliona rusë, gjë që u mundëson atyre aksesin në informacionet e pa censuruara.

Raportimi për luftën është një çështje për të cilën ka shumë diskutime. Në fillim të marsit, Rusia ka miratuar një ligj sipas të cilit publikimi i informacioneve të rreme në lidhje me atë që po bën ushtria ruse dënohet me deri në 15 vjet burg, praktikisht, kjo do të thotë se do të ketë ndëshkim për raportimin e çdo gjëje që guxon të kundërshtojë narrativat e Kremlinit për fushatën e tij në Ukrainë.

Madje mediave u ndalohet ta quajnë atë çka Rusia po bën në Ukrainë një "luftë" dhe ka menduar ta quajë një "operacion ushtarak special". 

Disa prej pak mediave të pavarura të mbetura në Rusi, tashmë kanë filluar të censurojnë veten. Për shembull, Novaya Gazeta fshiu posterin kundër luftës të mbajtur nga një protestuese e cila ndërpreu një lidhje të drejtpërdrejtë të lajmeve në Televizionin shtetëror rus.

Në situatën e rëndë në të cilën gjenden mediat ruse ditët e sotme, ka ende media të pavarura që po sfidojnë kufizimet e qeverisë.

Ndër mediat më të spikatura që sfidojnë kufizimet e Kremlinit janë faqet e internetit Meduza dhe Mediazona. Momentalisht, janë të dyja të bllokuar në Rusi dhe të dyja janë etiketuar si "agjentë të huaj" nga qeveria ruse.

“Nuk do të na mbyllni gojën, ne kemi nevojë për media të pavarura për të ndaluar luftën dhe më pas të përpiqemi të përmirësojmë jetën në Rusi të paktën deri në një farë mase”, nënvizonte Meduza në një postim të sajën.

Të dy faqet e internetit funksionojnë vetëm jashtë vendit  për shkak të kufizimeve në Rusi, ndërkohë që vazhdojnë punën e tyre në informimin me lajme të pa censuruara./ Përshtati në shqip nga BBC, Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rwt: 01/04/2022 00:02

    ore sa kushton sot fjala elire ne perendim, se ne rusu jan rehat fare

    Përgjigju
  • Hasani: 31/03/2022 22:36

    Kjo qe po ndodh sot ne Rusi me kujton Plenumin e katert famekeq te KQ te PPSH te vitit 1973 kur me vendimet qe ai mori nferpreu te gjitha kanalet e huaja qe ishin ne ate kohe RAI JRT Radio Televizioni Jugosllav denoi Festivalin e 11 te kenges ne RTSH burgosi internoi te gjithe organizatoret e ketij Festivali.

    Përgjigju
    • Hyseni: 01/04/2022 04:40

      O Hasano. Pse shkon aq larg? Edhe tani ne vendet "demokratike" perendimore e njejta gje po behet. Po fole kunder regjimit te pritet fjala. Duhet te thuash vetem ato qe thone lajmet e kontrolluara. Harrove qe kryeministri canadez ju bllokoje parate atyre qe kundershtuan vijen e partise???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës