Sa kushton sot një dasmë? Të bëhesh nuse me "kontratë"!

Vera njihet si sezoni i dasmave. Pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjedhin muajt korrik e gusht për të organizuar festat që celebrojnë lidhjen në martesë të një çifti. 

Çfarë kërkojnë nga ata që punojnë edhe nëpër dasma dhe cilat janë vështirësite e të angazhuarit në këtë festë rrëfehen në Esencë këngëtarja Gresa Gjocera, fotografi Sonny K Elson dhe Make-up artist Nela Maliqi.

Ata shprehen se nuk është e lehtë të bësh te lumtur të gjithë në një dasmë. Kërkesat e çiftit, të familjarëve dhe të të ftuarve shpesh janë të ndryshme.

Make-up artist Nela Maliqi shprehet se tashmë ka arritur në një fazë ku për të rregulluar raportet mes saj, nuses së ardhshme dhe familjarëve i është dashur të përpilojë një kontratë. "Pika më e rëndësishme e kontratës është se nuk lejohen shoqërues me vete" - u shpreh ajo.

Fotografi Sonny tregon se gjithnjë e më shumë po heq dorë nga dasmat. "Tregu është prishur shumë dhe shpesh çifti harron cilësinë duke bëre pazar për çmimin" - tregojë ai për Esencë.

Kengëtarja e shquar për muzikën live, Gresa Gjocera thotë se për të priotitet është çifti. Është dita e tyre ndaj gjithçka duhet bërë për ta.
"Dasma më e tmerrshme? Kur gjithçka doli nga plani, pasi kishim rënë dakort për repertorin, këngët që do hapej dasma etj, gjithçka ndryshojë në moment të fundit dhe familja donte vetem valle, valle, valle pafund"-shton këngëtarja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?